KKVITI

Skela kalon në Ligën e tetë të Gjermanisë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ervin Skela ende është duke luajtur futboll. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, dhe njëherësh anëtar i shumë klubeve të Bundesligës 1, ka kaluar në skuadrën Hanau 93, që garon në Ligën e tetë të Gjermanisë.

“Mesfushori që dikur luante me Eintracht Frankfurtin, Energie Cottbusin, Arminia Bielefeldin e Kaiserslauternin nuk e ka ndërmend të dorëzohet nga futbollit”, shkruan t-online.de.

Hidromorava

Skula ka 168 paraqitje në Bundesliga 1. “Ervini është ende i fortë në përgatitje, impresionuar dhe çka është më e rëndësishme do të na ndihmoj në ndeshje kampionale”, ka thënë drejtori i Hanau 93, Giovanni Fallacara.

Skela është 37-vjeçar. Ai me kombëtaren shqiptare ka 75 ndeshje të zhvilluara dhe 13 gola të shënuara. Deri para dy vitesh ai ishte pjesë e kuqezinjve, për t’u pensionuar më pas nga kombëtarja.