ARKATANA

Skautët e Man Utd e Tottenhamit e vëzhguan Muriqin në derbi me Besiktasin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sulmuesi kosovar po shkëlqen në fanellën e Fenerbahçes dhe paraqitjet e tij po i vëzhgojnë me sukses klubet e mëdha evropiane.

Vedat Muriqi po vazhdon të vëzhgohet nga klubet e mëdha evropiane, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar po shkëlqen në fanellën e Fenerbahçes, me të cilën i ka realizuar 11 gola këtë sezon në 16 ndeshje.

Sulmuesi prizrenas ishte protagonist edhe në derbin e Stambollit, ku shënoi gol në fitoren e Fenerbahçes ndaj Besiktasit.

Dhe, e përditshmja turke “Sabah” shkruan se në ndeshjen e fundjavës që shkoi, të pranishëm në stadium ishin edhe skautët e Manchester Unitedit dhe Tottenhamit, dy klubet angleze që e duan përfaqësuesin kosovar.

Dy klubet e Premierligës e kishin vëzhguar 25 vjeçarin edhe në muajt e fundit, ku Muriqi ka shënuar gola vazhdimisht.

KKVITI

Raportohet se ish-futbollistin e Rizesporin e kanë vëzhguar edhe dy klubet italiane, Lazio e Juventus.

Fenerbahçe është duke rezistuar për momentin pasi nuk dëshiron ta shesë yllin e tij të ri menjëherë në janar, gjashtë muaj pasi e kishte blerë.

Klubi nga Stambolli është në kërkim të titullit të kampionit në Turqi dhe pa Muriqin e sheh të vështirë ta arrijë një gjë të tillë.

Sidoqoftë, gjërat mund të ndryshojnë në fund të sezonit, kur edhe Muriqi mund të largohet nga Turqia për t’iu bashkuar një klubit të ri.

Ai ka kontratë me Fenerbahçen deri në qershor të vitit 2023. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.