UBT

S’kanë të ndalur premtimet e Thaçit

/ 2 minuta lexim

E ka lëshuar dorën dhe nga po shkon po bënë premtime. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas vizitave që po i bënë vendeve të ndryshme, nuk po lenë pa bërë ndonjë premtim.

Gjatë ditës së sotme ai e ka vizituar fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Me takimin që ka pasur me fermerët e këtij vendi, kryeministri Thaçi ka thënë se në programin e sivjetmë për bujqësi dhe zhvillimin rural do të ketë subvencione për shumë kategori.

“Për farë, grurë, misër, farë luledielli, për lopë, për buallica qumështore, dele dhe dhi, për qumësht, sipas kategorive të cilësisë, për pulari dhe bletari, vreshtat ekzistuese, për material fidanor të pemëve dhe të hardhisë së rrushit. Po ashtu, përmes granteve investive do të përkrahet edhe prodhimtaria e qumështit, mishit, zogjve për mish, vezëve, do të përkrahet prodhimtari e mjaltit, prodhimtaria e perimeve në fushë të hapur, me sera, gjithashtu prodhimtaria e patates, mollës, dardhës, kumbullës, vishnjës, dredhëzës, manaferrës, vreshtari dhe bimët mjekuese”, ka thënë Thaçi para të pranishmëve.

Përpos kësaj, kryeministri ka premtuar edhe lehtësime për bujqit e Krushës.

Uji Dea

“Për t’ju lehtësuar punët tuaj ne kemi vendosur që për të gjithë ata fermerë që mbjellin, speca, domate, shalqinj, patate dhe tranguj, duke filluar nga këtu në Krushë të Madhe dhe Rahovec dhe në gjithë Kosovën, nga Qeveria e Republikës së Kosovës për një hektar të mbjellë do të paguhen nga muaji Maj, me nga 300 euro”, ka thënë ai.

Kryeministri Thaçi tha se ndihet i privilegjuar që gjendet në fshatin e njeriut që i dha nder kombit shqiptar me idetë dhe filozofinë e tij për shtetndërtimin e Kosovës, në vendlindjen e profesor Ukshin Hotit.

“Edhe në filozofinë e profesor Ukshin Hoti ka qenë shtetndërtimi i shtetit, duke u nisur nga koncepti i zhvillimit, rritjes së mirëqenies sociale dhe hapjes së vendeve të reja të punës” tha kryeministri Thaçi duke shtuar se “ky është edhe vizioni im për zhvillimin e Kosovës”. /KP/Telegrafi/