Skandaloze: Tandemi qeverisës LDK – AAK nuk respekton EMBLEMËN e komunës

Gjilan – Çdo ndryshim apo mos respektim i vendimit që është aprovuar në Kuvendin Komunal, kërkohet apo do të duhej që të ndërhyj niveli qendror në këtë rast Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Ne i bëjmë thirrje kryetarit të komunës, Lutfi Haziri që të respektoj Emblemën e komunës sepse është veprim i cili bie në kundërshtim me statutin e komunës, dhe për këtë gjë duhet që vendimin për ndryshim t’a merr Asambleja Komunale e jo kryetari i komunës. Çdo ndryshim i emblemës është pjesë e ndryshimit të statutit që tani edhe keni filluar ta bëni thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan.
“U thanë shumë fjalë të mëdha për 100 ditëshin e qeverisjes LDK- AAK. U bë një BUM mediatik për as edhe një punë konkrete apo rezultat konkretë. Por rezultati i vetëm deri më sot nga qeverisja LDK- AAK është mos kujdesi ndaj Emblemës së Komunës e cila nga mos dija apo edhe nga euforia e tepruar ka ndryshuar apo po tenton ndryshimin e saj nga ana e kësaj qeverisje tejet të lodhur dhe pa asnjë rezultat konkret”. Kështu thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan.
Edhe pse Emblema është pjesë e Statutit të Komunës, respektivisht neni 4.2 ku thotë se “Përmbajtja, përdorimi dhe ndryshimi i emblemës dhe flamurit, do të përcaktohet me vendim të posaçëm të Kuvendit të Komunës në pajtim me ligjin”, gjë e cila po ndodhë pa vetëdije apo me qellim të caktuar.
Çdo ndryshim apo mos respektim i vendimit që është aprovuar në Kuvendin Komunal, kërkohet apo do të duhej që të ndërhyj niveli qendror në këtë rast Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Ne i bëjmë thirrje kryetarit të komunës , Lutfi Haziri që të respektoj Emblemën e komunës sepse është veprim i cili bie në kundërshtim me statutin e komunës, dhe për këtë gjë duhet që vendimin për ndryshim t’a merr Asambleja Komunale e jo kryetari i komunës. Çdo ndryshim i emblemës është pjesë e ndryshimit të statutit që tani edhe keni filluar ta bëni.
Po nëse kjo është bërë pa dijen tuaj ( duke e patur parasysh që në të shumtën e kohës e kaloni jashtë komunës) atëherë është bërë nga dekori i juaj qeverisës (AAK), gjë që ju këshillojmë shumë sinqerisht që t’a shqyrtoni koalicionin. Fundja nga gabimet dhe mos pjekuria e tyre politike, çmimin do ta paguani ju thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan të nënshkruar nga zyrtarja për informim e PDK-së Mimozë Shkodra – Bislimi./rajonipress/