Skandaloze: Shtëpia e ndërtuar me ndihma humanitare rrënohet nga inspeksioni, familja ushtron kallëzim penal në Prokurori

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Inspeksioni komunal kishte rrënuar një shtëpi me pretendimin se është e ndërtuar në pronë të AKP-së, por familja e atakuar në këtë rast Antigona Avdullahi ka thënë në ankesën e saj se shtëpia është ndërtuar me ndihma humanitare dhe tani 17 anëtar të familjes kanë mbetur jashtë pa kulm mbi kokë. Avokati mbrojtës Halit Azemi ka ngritur kallëzim penal në Prokurori kundër Entela Hysenit dhe Ali Morinës.

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me Inspeksionin Komunal në Gjilan i cili para pak ditësh rrënoi një shtëpi e ndërtuar për një familje skamnore.

Ishte Ruzhdi Shabani një njeri human që kishte ndërmarrë iniciativën së bashku me shumë humanist të tjerë për t`ia ndërtuar shtëpinë 17 anëtaresh të familjes së Antigona Avdullahit.

Por inspeksioni komunal duke mos respektuar afatet ligjore dhe procedurat ankimore nga pala e dëmtuar i është rrënuar shtëpia.

Antigona Avdullahi e tronditur nga ky aktë ka bërë ankesë më datën 19 tetor 2022 për të anuluar vendimin e drejtorisë së inspeksionit, por zyrtarët e kësaj drejtorie nuk e kanë përfillur ketë afat dhe kanë dalur në teren, ku edhe kanë bërë ekzekutimin.

“Mezi e ndërtuam shtëpinë dhe u gëzuam shumë kur përfunduan punimet. Na goditën në zemër sepse jemi 17 anëtar të familjes dhe tani kemi ngelur në rrugë. As Millosheviqi se kish bërë këtë gjest” shprehet ajo.

Eco Higjiena

Duke parë këto shkelje të rënda familja ka angazhuar avokat Halit Azemin.

Avokati Halit Azemi duke ndjekur procedurat dhe shkeljet e rënda ka bërë kallëzim Penal në Prokurorinë e Gjilanit kundër Entela Hysenit drejtoreshë e inspeksionit dhe Ali Morinës inspektor i ndërtimit.

Në Kallëzimin Penal thuhet: Të dëmtuarat Venera Avdullahi dhe Antigona Avdulalhi ushtrojnë këtë kallëzim në Departamentin për krime të rënda, në Prokurorinë e Gjilanit kundër Entela Hysenit dhe Ali Morinës për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe veprës tjetër penale”Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Në kallëzimin penal thuhet se inspeksioni ka tejkaluar autorizimet zyrtare dhe kompetencat duke shkaktuar dëm familjes në vlerë prej 48 mijë eurove mjete këto të grumbulluara nga shumë njerëz të vullnetit të mirë.

Prokurorisë i është kërkuar edhe caktimi i paraburgimit për Entela Hysenin dhe Ali Morinën./rajonipress/