Skandaloze: Gjuhëtari në institucionin e Muzeut dhe Trashëgimi kulturore në vend të historianit

Gjilan – Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Dega në Gjilan reagon ndaj padrejtësive që ka bërë Komuna e Gjilanit, respektivisht Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport.

Ky reagim vjen si shkak i parregullsisë në konkursin e shpallur më date 26.08. 2019, për plotësimin e vendeve të lira të punës në Komunën e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, në pikën 5.1. Titulli i pozitës : Koordinator për trashëgimi kulturore dhe pikën 5.3. Titulli i pozitës : Përgjegjës i muzeut të Gjilanit. Nga konkursi si kishte që duhet plotësuar kandidatët për këto pozita sipas komunës duhet të jenë kandidatë të kualifikuar në Fakultetin Filologjik, të profilit, Gjuhë dhe letërsi shqip, duke bërë shkelje të rënda në anashkalimin e profileve bazë që duhej kërkoheshin në këtë konkurs si: Arkeolog, Etnolog dhe Historian. Shihet qartë se kriteret e konkursit janë vendosur në atë mënyrë që t’i përshtaten kandidatëve të preferuar, duke kërkuar që të njëjtit të kenë diplomë universitare në Fakultetin Filologjik, Gjuhë dhe letërsi shqipe, e që nuk ka të bëj fare me përgatitjet profesionin që ju përshtaten këtyre pozitave, gjë që bie ndesh me rregulloren e punës lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve, duke cenuar kriterin bazë të konkursit.

Prandaj, Lidhja e Historianeve të Kosovës “Ali Hadri” dega ne Gjilan reagon ndaj kësaj parregullsie dhe kërkon nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, të anuloj konkursin e shpallur dhe të njëjtin ta hap prapë duke plotësuar konkursin me kriterin bazë që duhej të ishte në këtë konkurs dhe që duhet të ju përshtatet vendit të punës./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).