Uji Dea

Skandaloze – FHK bën gabim trashanik me hendbollistin e Dritës, Rinor Selmanin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Federata Hendbollistike e Kosovës, në ceremoninë e vitit e cila është mbajtur sot në kryeqytet për ndarjen e Lauretve më të mirë të stinorit 2017/18, ka bërë shkelje flagrante duke shpallur golashënuesin më të mirë hendbollistin nga KH Kastrioti, Denis Terziqin.

KH Drita është mjaft e indinjuar me këtë skandal të krerëve të FHK-së, pasiqë hendbollisti i saj, Rinor Selmani, gjatë këtij kampionati ka shënuar plot 247 gola, do të thotë 56 gola më tepër se Terziqi.
Është për tu befasuar se në pozitën e dytë është hendbollisti i KH Vëllaznimi, Leka, i cili ka shënuar 221 gola në pozitë të tretë është Abazi i KH Llapi me 202, ndërsa FHK-së si golashënues më të mirë e shpall Terziqin me 191 gola të shënuar.

KH Drita nga Gjilani menjëherë ka bërë ankesë për këtë padrejtësi dhe skandal nga krerët e FHK-së.

Mobi Casa

Ky është reagimi i plot i KH Dritës:

Hendboll Club “Drita” përmes kësaj komunikate për shtyp reagon ashpër në lidhje me zgjedhjen e “Laureatëve të Vitit 2018” nga Federata e Hendbollit e Kosovës, me ç’rast në mënyrë të padrejtë i ka mohuar epitetin e golashënuesit të vitit hendbollistit të HC “Drita”, Rinor Selmani.
Gjatë edicionit 2017/18 hendbollisti Selmani ka realizuar gjithsej 247 gola, duke qenë njëherit larg vendit të dytë dhe të tretë, të cilët çuditërisht as ata nuk e morën epitetin e golashënuesit të vitit (për këtë ofrojmë dëshmi).
Epiteti i golashënuesit më të mire i takoi Deniz Terziqit nga KH Kastrioti, i cili gjatë një edicioni realizoi 191 gola.
Duhet të potencojmë që nuk kemi asgjë kundër hendbollistit Terziqi dhe klubit të tij aktual ku ai jep kontributin e tij, por thjeshtë ngremë shqetësimin në lidhje me ndryshimin e kriteriumit për zgjedhjen e golashënuesit më të mirë, pasi një vit më herët ky epitet i takoi hendbollistit të HC “Drita” Gëzim Misini, i cili kishte realizuar 262 gola në vitin kalendarik 2016/17 (për këtë ofrojmë dëshmi).
Kërkojmë nga organet kompetente në FHK që të ndryshojnë këtë vendim dhe ti japin çmimin e merituar hendbollistit Rinor Selmani, pasi që vlera e këtij çmimi në të kundërtën do të zbehet shumë.
HC “Drita”
21 janar, 2019

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.