GRANDEMALL

Skandaloze: Ç`ka po ndodhë me kompanitë që po e dëmtojnë qëllimisht rrugën dhe rrezikojnë vozitësit e kalimtarët

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në dalje të liqenit të Badocit janë duke punuar disa kompani të papërgjegjshme të cilat po e rrezikojnë jetën e kalimtarëve në drejtim të Gjilanit dhe anasjelltas. Si është e mundur që shteti të tolerojë këtë situatë të rrezikshme?

Rrëshqitja e dheut që po vije nga kodrat ku punojnë ekskavator e kamion të shumtë po e rrezikojnë seriozisht jetën e kalimtarëve dhe vozitësve të shumtë në drejtimet Gjilan – Prishtinë dhe anasjelltas tek Liqeni i Badocit.

Nga punimet që po bëhen në atë pjesë është shkaktuar rrëmujë në rrugën magjistrale për shkak të dheut të shumtë, që është shembur pikërisht nga ekskavatorët.

FITORJA

Qytetarët kalimtar kanë shumë frikë se aty edhe mund të ndodhë më e keqja. Ardiani student nga Gjilani thotë se udhëton rregullisht me autobus dhe punimet që po bëhen aty vërtet janë të rrezikshme.”Ata ekskavator punojnë në mënyrë të çmendur, pa shenja sinjalizuese. Ministritë përkatëse duhet të intervenojnë me kohë sa nuk është shkaktuar ndonjë tragjedi” shprehet Ardiani./

Kurse Kompania “Integral” e cila është përgjegjëse për mirëmbajtjen e këtij segmenti sipas pronarit të saj Agim Aliu e ka pastruar tri here pjesën e bllokuar të rrugës.”Vërtet është e pakuptimtë sepse këto kompani vet e shkaktojnë atë rrëmujë dhe realisht edhe duhet të largojnë ato pengesa me zhavorr, që po vijnë kryesisht nga punimet aty. Ne jemi të limituar sepse nuk është paraparë të ketë aq shumë rrëshqitje të dheut në atë pjesë” tha për rajonipress Aliu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.