Eko Higjiena

Skandaloze: Alban Hyseni kërkon shpëtimin te Lista Serbe, futet në pazare me ta në këmbim të votave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në Gjilan po zhvillohen pazare të rrezikshme politike mes Alban Hysenit dhe strukturave të Listës Serbe, duke e rrezikuar rëndë demokracinë dhe besimin e qytetarëve. Ndërsa në anën tjetër e kanë bllokuar Kuvendin e Kosovës në emër të patriotizmit me Listën Serbe ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:
Alban Hyseni ka bërë emërime nepotiste dhe politike përmes zyrtarëve të tij. Ai ka emëruar drejtorë shkollash nga radhët e Listës Serbe, ndërsa familjarët e tyre janë kandidat për këshilltarë komunal të po kësaj partie.

Rasti i Vesimir Saviqit është flagrant. Pak kohë më parë, ai u emërua pa konkurs, me kontratë në vepër si zyrtar për komunitetin serb në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjilan dhe menjëherë caktoi vajzën e tij, Miljana Saviq (e cila jeton në Nish) si UD drejtoreshë në shkollën serbe në Shillovë. Vajza tjetër e tij, Mirjana Saviq, është kandidate për këshilltare komunale në Gjilan nga Lista Serbe dhe punon në strukturat paralele.

Por, Alban Hyseni po e shfrytëzon pushtetin për të blerë vota me para publike.

Uji Dea

Qytetarët po raportojnë shpërndarje të materialeve ndërtimore, ndihma për biznese të vogla dhe mjete të tjera, të financuara nga buxheti i shtetit. Këto mjete nuk po përdoren për të mirën publike, por për të blerë vota në fshatrat serbe dhe për të garantuar marrëveshje politike të fshehta.

Ky skandal është një alarm i madh për qytetarët e Gjilanit dhe të gjithë Kosovës.

Alban Hyseni nuk mund të fshihet pas pazareve të errëta që bën me Listën Serbe. Por ndëshkimi qytetar për këto tradhti politike do të jetë i pashmangshëm./rajonipress/