KKVITI

Skandali rreth parave për pasaportat s’mjafton për dorëheqjen e ministrit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Prishtinë – Seanca e sotshme e Kuvendit të Kosovës, që ka në rend të ditës shqyrtimin e Projekt buxhetit të vendit për vitin 2013, ka nisur me sqarimet e ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi, rreth skandalit të 1,4 milion eurove të pasaportave biometrike, që kanë “humbur” rrugën për çka ishin destinuar.

Ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi ka thënë se ai e ka inicuar rastin në Prokurori për skandalin e 1.4 milion eurove me pasaporta, raporton KTV-ja. “Në momentin që kam pasur informatën se një pjesë e mjeteve nuk kanë shkuar në adresën e duhur, menjëherë kam kërkuar hetim”, ka thënë ministri Rexhepi në seancën e sotme të Kuvendit, duke shtuar së për këtë rast ka qenë i informuar qysh para 2 muajsh. Ai ka theksuar se për shumën e 1.4 milion eurove duhet të pyetet Natali se ku i ka çuar ato mjete. Rexhepi gjithashtu ka thënë se është i përkushtuar që të luftojë korrupsionin. “Deri sa te luftoj korrupsionin nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje. Hajnin duhet të gjithë ta luftojmë, duke nisë nga shtëpitë tona, dhe unë kamë nisur nga Ministria ime ”, është përgjigjur shkurt Rexhepi ndaj kërkesave të Vetëvendosjes që për këtë skandal të japë dorëheqje.

Mobi Casa

I pyetur nga deputeti i VV-së ,Visar Ymeri se a ka qenë në dijeni se cila kompani që ka fituar tenderin për prodhimin e pasaportave biometrike ka marrë 10 përqindëshin, ministri ka mohuar një gjë të tillë.

Në këto momente ministri i Financave, Bedri Hamza para pak deputetëve (vetëm 63 sish) në sallë po arsyeton parametrat e Projekt-buxhetit të vendit për vitin 2013./rajonipress/