Fundamenti

Skandali me Pecin ia çjerr maskat KGJK-së

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Rasti i fundit i zgjedhjes së Enver Pecit në krye të Gjykatës Supremes, ndonëse për 7 vjet rresht në krye të KGJK- së, kishte degraduar përtokë Gjyqësorin e Kosovës, e ka skandalizuar sërish drejtësinë. Tani, për të njëjtin thuhet se është emëruar në mënyrë jo të drejtë dhe jo fer, pasi vetëm pak kohë pas zgjedhjes rasti i tij shkoi në Kushtetuese për shqyrtim, për shkak të dallavereve me votat. Analistët dhe njohësit e kësaj fushe hedhin dyshime për mënyrën e zgjedhjes së krerëve të gjykatave, ngase dyshojnë se kjo po bëhet me blerje votash.

Politika vazhdon të ndikojë në sistemin e drejtësis

Rasti i fundit i zgjedhjes së Enver Pecit në krye të Gjykatës Supremes, ndonëse për 7 vjet rresht në krye të KGJK- së, kishte degraduar përtokë Gjyqësorin e Kosovës, e ka skandalizuar sërish drejtësinë. Tani, për të njëjtin thuhet se është emëruar në mënyrë jo të drejtë dhe jo fer, pasi vetëm pak kohë pas zgjedhjes rasti i tij shkoi në Kushtetuese për shqyrtim, për shkak të dallavereve me votat. Analistët dhe njohësit e kësaj fushe hedhin dyshime për mënyrën e zgjedhjes së krerëve të gjykatave, ngase dyshojnë se kjo po bëhet me blerje votash.

Ndaj, është shtruar edhe çështja se a duhet që tani të bëhet presion shumë më i madh nga ndërkombëtarët, por edhe nga shoqëria civile, etj., që të verifikohet në hollësi dhe në detaje doemos i tërë procesi i përzgjedhjes së drejtuesve të gjykatave, në mënyrë që të kemi vërtet zgjedhje të duhura dhe meritore të njerëzve me moral dhe integritet e profesionalizëm dhe jo të korruptuar dhe me një të kaluar të dyshimtë, siç po ndodh për vite me radhë?

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se mëtimi dhe përpjekja e pushtetit, pra e politikës për të pasur ndikimin e vet dhe duke i përzgjedhur njerëzit e vet edhe në krye të resorëve, sikur është Gjyqësori e Prokuroria, por në të shumtën, siç tha, në krye të resorëve sikur është KGJK- ja ka dëmtuar esencialisht vetë pavarësinë dhe kredibilitetin e vetë sistemit të drejtësisë.

Meritokracia është injoruar

Mobi Casa

Sipas Kelmendit, mbase kjo përzierje e politikës në Gjyqësor e Prokurori për të ndikuar politikisht e ka degraduar në vazhdimësi pavarësinë dhe kredibilitetin e vetë Gjyqësorit, por duke e degraduar njëkohësisht edhe besimin qytetar ndaj Gjyqësorit dhe sistemit të drejtësisë. “Andaj, kësisoj më shumë se një dekadë Gjyqësori nuk po mund të jetë në pavarësinë e tij, ngase me interferimet dhe kontrollin që ka krijuar mbi të pushteti dhe partitë në pushtet, për ta vazalizuar drejtësinë në shërbim të interesave të tyre, i ka bërë dëme të mëdha pavarësisë së Gjyqësorit dhe përgjithësisht funksionimit të shtetit të së drejtës”, ka thënë ai. “Secila nga partitë, që ia ka dalë të mbajë pushtetin, ka arritur të ketë ndikimin dhe ta kontrollojë Gjyqësorin e Prokurorinë me përzgjedhjen apo vendosjen e njerëzve të tyre brenda sistemit të drejtësisë duke i bërë kështu një shërbim të keq drejtësisë. Mbase asnjëherë në gjykata e resorë të tjerë brenda sistemit të drejtësisë nuk ka pasur zgjedhje të njerëzve në bazë të meritave, por vazhdimisht në krye të gjykatave janë vendosur njerëz nga politika, për t’u shërbyer kështu nga atje interesave të politikes”, ka vijuar më tej Kelmendi.

Ai ka nënvizuar se tani mbase është imperativ dhe me ndihmën e ndërkombë- tarëve që të ndërhyhet në sistemin e drejtësisë përmes ndonjë reforme, në mënyrë që, sipas tij, në krye të gjykatave e prokurorive të arrijnë që të vendosen njerëz me integritet profesional e njerëzor, por që më në fund janë të përkushtuar në vendosjen e rendit dhe sundimit të ligjit dhe jashtë çdo ndikimi të politikës dhe grupeve të tjera të interesit.

Qytetarët të reagojnë ndaj abuzimit me drejtësinë

Analisti tjetër, Shefqet Dibrani thotë se sistemi i drejtësisë është kapur nga njerëz të padrejtë, të padinjitetshëm, pa kredibilitet moral dhe profesional, derisa, sipas tij, strukturat udhëheqëse politike i kanë deleguar njerëzit e vet, prandaj nuk ka nisma nga Gjyqësori. “Rasti më i freskët është zgjedhja në krye të Gjykatës Supreme të Enver Pecit, i cili më herët si kryesues i KGJK-së nuk ka treguar afinitet udhëheqës, përkundrazi ai e ka rrëzuar përtokë KGJKnë, performanca e së cilës është kritikuar vazhdimisht”, theksoi ai. “Me sa duket, sistemi gjyqësor në të gjitha nivelet drejtohet dhe kontrollohet nga dy partitë në pushtet, përkatësisht nga LDK-ja dhe PDK-ja, prandaj i kemi këto raporte kaq të shthurura në sistemin e drejtësisë, i cili ngjason me gjendjen në sistemin politik që udhëhiqet nga oligarkët politikë, kurse të tjerët janë vetëm numra sa për të krijuar imazhin e rrejshëm se ka demokraci dhe zgjedhje të rregullta”, ka shtuar Dibrani.

Ai ka nënvizuar se në këto rrethana mbetet vetëm reagimi qytetar, i cili duhet ta shpëtojë vendin, dhe në këtë reagim, siç tha, duhet të involvohet edhe elita intelektuale si dhe nga shoqëria civile. “Përndryshe, pa dyshim në Kosovë që moti kanë rënë maskat, por duhet qytetarët për të reaguar nëse duan ta ndërpresin degradimin e mëtutjeshëm të sistemit gjyqësor dhe kjo nuk do të shpëtohet pa një presion shumë të madh nga bashkësia ndërkombëtare, e cila tashmë është duke e parë absurditetin e moralit të udhëheqësve shqiptarë”, ka theksuar për gazetën “Kosova Sot” analisti Shefqet Dibrani./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.