ARKATANA

Skandali me Demarkacionin e zmbraps pushtetin

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Analistët shohin mundësi të një kompromisi ndërmjet pozitës dhe opozitës për të shmangur gabimet e bëra nga Komisioni i ‘Murat Mehës’ .

Nevojitet Komision i ri shtetëror.

Analistët shohin mundësi të një kompromisi ndërmjet pozitës dhe opozitës për të shmangur gabimet e bëra nga Komisioni i ‘Murat Mehës’ .

Uji Dea

Me kalimin e kohës dhe mungesën e guximit nga ana e Qeverisë së Kosovës, për ta dërguar për ratifikim në Kuvend Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, tani ka gjithnjë e më shumë zëra edhe nga pozita, të cilët ditët e fundit po e pranojnë haptas se me marrëveshjen e tanishme ka një devijim të madh te vijës kufitare të trashëguar nga shpërbërja e Jugosllavisë dhe humbje të territorit dhe pikave kontrolluese me interes strategjik edhe për sigurinë e Kosovës. Një atmosferë e tillë, sipas analistëve politikë, po krijon kushte për t’i thënë Jo të madhe kësaj marrëveshjeje nga legjislativi i vendit, pozita dhe opozita, por edhe për të kërkuar përgjegjësi nga Komisioni, që e ka pranuar këtë kompromis të dëmshëm për shtetin e Kosovës.

Ky ndryshim i madh i qëndrimeve edhe në radhët e pozitës, sipas analistëve politikë, po shihet si një afrim drejt kompromisit për të refuzuar marrëveshjen aktuale dhe krijimin e një Komisioni të ri, që në bashkëpunim me opozitën dhe ekspertët e pavarur edhe njëherë ta rishikonte procesin nga fillimi, për t’i dhënë vendit një shpresë të zgjidhjes së krizës. Konsensusi i afërt Eksperti i fushës së legjislacionit, Blerim Burjani, vlerëson se qëllimi i kundërshtimit të Demarkacionit të kufirit edhe nga radhët e pozitës, ka për ide jetësimin e ofertës për ta themeluar një komision gjithëpërfshirës në mes dy blloqeve politike, gjë që pozita është e gatshme që ta bëjë edhe një verifikim apo konfirmim të këtij Demarkacioni. “Tani është mirë që edhe zërat e disa njerëzve të pozitës paralajmërojnë nevojën e rishikimit të punës së kryer nga komisioni. Sidoqoftë, këto janë gjëra që tani po i thonë dhe kanë të bëjnë rreth një oferte për shtensionimin e situatës”, tha Burjani për “Kosova Sot”.

Politologu Arsim Haziri pohon se krijimi eventual i komisionit të ri, pas daljes së shumë zërave nga pozita që po e kundërshtojnë versionin e tanishëm, mund të konfirmojë pa asnjë problem faktin se kufiri i Kosovës me Malin e Zi gjithmonë ka qenë tek Çakorri ose tek Kulla e Zhlepit dhe duhet të rivendoset atje. “Konsideroj që shumica e deputetëve të koalicionit qeverisës e kanë ditur që me këtë marrëveshje Kosova humb territor, por kanë qenë të ndikuar nga partitë e tyre, prandaj edhe kanë heshtur deri më tash. Madje, disa prej deputetëve kanë dalë me ose pavetëdije haptas në mbështetje të kësaj vije kufitare të punuar nga Komisioni shtetëror për shënimin e vijës kufitare, të udhëhequr nga Murat Meha. Në vend se të kërkonin llogari nga ai, kur ekspertët tanë alarmonin që Kosova me këtë marrëveshje do të humbasë territore”, theksoi ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.