UBT

Skandali i radhës: Qeveria u vendos edhe një haraç të ri kosovarëve

/ 6 minuta lexim
RCCOLA

Sipas një planprojekti të Ministrisë së Mjedisit, i cili pritet të fillojë së zbatuari së shpejti, zonat e frekuentuara turistike në Kosovë, që janë parqet nacionale, Prevalla, dhe Rugova- zona e Bogës, si dhe parqet e tjera nacionale në vend, për vizitorët që shkojnë në këto zona pritet të zbatohet edhe pagesa e detyrueshme e taksës.

“Dihet se Qeveria ka një deficit të madh buxhetor, për shkak të keqpërdorimit të madh të buxhetit, abuzimit me të hyra, prandaj planifikohet mbulimi i këtij deficiti duke ngarkuar me haraç qytetarët. Këto zona i ka lënë pa investime sepse nuk janë zona ku mundë të kontrollohen tenderët, prandaj edhe Qeveria këtu nuk investon, por investon ta zëmë në rrugë sepse aty është mundësia më e madhe dhe e mirë për ta kontrolluar dhe marr përqindjen nga tenderët”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas një planprojekti të Ministrisë së Mjedisit, i cili pritet të fillojë së zbatuari së shpejti, zonat e frekuentuara turistike në Kosovë, që janë parqet nacionale, Prevalla, dhe Rugova- zona e Bogës, si dhe parqet e tjera nacionale në vend, për vizitorët që shkojnë në këto zona pritet të zbatohet edhe pagesa e detyrueshme e taksës.

Pra, të gjithë ata që ua mësyjnë këtyre qendrave, do të duhet të ndajnë para edhe për taksën që do të fillojë të aplikohet së shpejti nga Ministria e Mjedisit.

Analistët politikë dhe njohësit e fushës së ekonomisë, konsiderojnë se fillimi i zbatimit të kësaj takse është edhe një plaçkitje e radhës që po planifikohet të iu bëhet kosovarëve, duke iu marr haraç kosovarëve të varfër për ta mbushur arkën e zbrazur të shtetit.

Ky veprim që do të fillojë së shpejti, përveç që është një skandal i radhës, sipas analistëvë është edhe një shpërblim për mafio-oligarkët të lidhur me politikën.

Kështu tha për “Kosova Sot Online” edhe analisti politik. Jeton Kelmendi.

RCCOLA

Sipas Kelmendit, shteti nuk ka investuar asgjë në këto zona që planifikon t’i trajtojë si parqe nacionale, dhe të zbatojë taksën për vizitorët. Për më keq, Kelmendi shprehet se atje ka edhe prona private që ligjërisht iu takojnë për shfrytëzim qytetarëve dhe pronarëve të ligjshëm, kështu që situata bëhet edhe më alarmante dhe e pa pranueshme.

”Deklarimi se së shpejti do të fillon të futet në zbatim vendimi për të aplikuar taksën, për vizitat që bëjnë qytetarët, në zonat sikur që është Rugova-Boga dhe Prevalla, mendoj se është një çështje e pa drejtë, e pa qartë, sepse unë nuk e di se si mundë ti paguhet taksë shtetit kur dihet që ato toka janë Private, kur flasim për Rugovën. Nuk e di se si mundë të më kërkohet ta zëmë personalisht edhe mua të paguaj taksë atje kur edhe unë kam atje tokën time private, për të cilën i paguaj edhe tatim shtetit. Edhe mënyra se si po funksionin, si park nacional, në të dyja rastet, sërish është krejtësisht konfuze dhe e pa qartë sepse shteti nuk ka investuar diçka atje, me përjashtim të ndonjë rruge aty këtu, edhe ato krejtësisht pa kritere”, tha Jeton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Kelmendi thotë se sikur shteti të kishte investuar atje, atëherë për pjesën e investimeve të bëra do të mundë të kishte kërkuar edhe taksë për vizitoret, nëse për ata do të kishte ofruar diçka të veçantë, ose së pakut të kishte krijuar kushte për investitorët e huaj, por gjithmonë duke ruajtur të drejtën e pronës private dhe shfrytëzimin e saj pa obligim ndaj pronarëve të tokave, dhe banorëve të kësaj zone që të paguajnë taksën.

“Unë mendoj që këto parqe nacionale, dhe zonat që përfshijnë ato, është më së miri që të shpallen komuna, dhe banorët lokal të përfitojnë aty, duke ofruar shërbimet, duke i paguar taksën edhe shtetit, por jo kështu sikur që po planifikohet që me taksë të ngarkohen edhe vetë banorët. Unë besoj që ky projekt do të hasë edhe në rezistencë të banorëve, sidomos kur flasim për Rugovën, për faktin se atje gjithçka është private dhe askush nuk mund askënd që të ketë qasje të lirë në pronat e tij. Ne atje kemi pasur një protestë edhe në vitin e kaluar kur u tentua të vendoset një pengesë kalimi, një laurë atje. Prandaj unë mendoj që ky do të jetë vetëm edhe një provokim ndaj banorëve të këtyre zonave që mundë të shpërthen edhe me ndonjë ekses të mundshëm në mes të organeve të shtetit, nëse provojnë të vendosin kufizime të tilla, dhe banorëve të atjeshëm”, theksoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Emërues i vetëm i këtij projekti, sipas Kelmendit është përpjekja për mbulimin e deficitit buxhetor për shkak të abuzimit nga qeveritarët, gjë që është një skandal i llojit të vetë.

“Dihet se Qeveria ka një deficit të madh buxhetor, për shkak të keqpërdorimit të madh të buxhetit, abuzimit me të hyra, prandaj planifikohet mbulimi i këtij deficiti duke ngarkuar me haraç qytetarët. Këto zona i ka lënë pa investime sepse nuk janë zona ku mundë të kontrollohen tenderët, prandaj edhe Qeveria këtu nuk investon, por investon ta zëmë në rrugë sepse aty është mundësia më e madhe dhe e mirë për ta kontrolluar dhe marr përqindjen nga tenderët. Por në variantet tjera ku do të mundë të investohej në mirëmbajtjen e zonave turistike, nuk e bënë këtë, por as nuk sjell kompani të huaja që të investojnë sepse aty qeveria nuk e ka mundësinë për të zhvatur dhe keqpërdorur”, përfundoi Jeton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.