Fundamenti

Skandali i radhës, edhe ‘Trepça’ viktimë e dialogut

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ja përse Qeveria e Kosovës po e zvarrit ligjin e premtuar. Për pasuritë kombëtare mund të diskutohet në Bruksel

Burime të gazetës thonë se fati i kombinatit metalurgjik, por edhe i Liqenit të Ujmanit, do të dihen pas bisedimeve me Serbinë. Qeveria po hesht, ndërsa deputetët e opozitës dyshojnë në prapaskenat e dialogut

ARKATANA

Zvarritja e Ligjit të ‘Trepçës’ duket se nuk është e rastësishme. Burimet e gazetës që janë në rrjedha të ngjarjeve politike thonë se fati i kombinatit ‘Trepça’ dhe i Liqenit të Ujmanit do të dihet vetëm pas përfundimit të bisedimeve me palën serbe në Bruksel.

Qeveria e Kosovës në janar të këtij viti pati proceduar në Kuvendin e Kosovës plotësim ndryshimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, ku parashihej transformimi i ‘Trepçës’ në ndërmarrje publike, por që ishin tërhequr nenet me të cilat ‘Trepça’ bëhej ndërmarrje publike, duke premtuar se statusin e këtij gjiganti metalurgjik do ta rregullojnë me strategji dhe ligj të veçantë. Deputetë që janë anëtarë të Komisionit për Tregti dhe Industri dhe të cilët e kanë diskutuar ligjin në fjalë thonë se për shkak të situatës aktuale politike dhe bllokadës së punës së institucioneve nga ana e opozitës Qeveria nuk do ta procedoj këtë vit strategjinë dhe projektligjin për gjigantin metalurgjik në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht se në janar të këtij viti është premtuar se brenda pesë muajsh deputetët do ta kenë para vetes për ta shqyrtuar./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.