Mobi Casa

Skandali i Qeverisë e kushtëzoi vetë liberalizimin e vizave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Analistët: Demarkacioni u keqpërdor nga pushteti në Kosovë
Interesimi i Fajon-it mund të hedhë dritë mbi prapaskenat

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, është i sigurt që këtë lloj skenari më së miri ka ditur ta mendojë dhe ta përgatisë ish-kryeministri Hashim Thaçi, i cili edhe e ka përgatitur në pako gjithë procesin negociator, derisa kryeministri Mustafa e ka gjetur të gatshëm

Hidromorava

Çështja e kushtëzimit të Kosovës me Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në kompensim për liberalizimin e vizave, si një precedent i panjohur deri më tani, u bë temë debati edhe nga raportuesja për Kosovën Tanja Fajon, e cila kërkoi shpjegime se pse u bë ky kushtëzim i veçantë për Kosovën. Përfaqësues të subjekteve politike në opozitë ka kohë që për këtë lloj kushtëzimi janë duke i denoncuar të dy partnerët e koalicionit qeverisës, ish-kreun e PDK-së, Hashim Thaçin, i cili nga pozita e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm u ngjit në postin e presidentit, dhe kryeministrin aktual Isa Mustafa. Ekziston dyshimi se kërkesa për këtë lloj kushtëzimi është bërë nga zyrtarët e shtetit të Kosovës, me qëllimin e vetëm që të gjunjëzohet edhe opozita, për të hequr dorë nga kundërshtimi i marrëveshjeve tejet të dëmshme, siç është ajo e Demarkacionit, në mënyrë që të merret liberalizimi i vizave. Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, është i sigurt që këtë lloj skenari më së miri ka ditur ta mendojë dhe përgatisë ish-kryeministri Hashim Thaçi, i cili edhe e ka përgatitur në pako gjithë procesin negociator, derisa kryeministri Mustafa e ka gjetur të gatshëm./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.