GRANDEMALL

Skandali i pasaportave rrezik edhe për krizën e prodhimit të ri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Skandali i 1.4 milion eurove në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përveç që ka dëmtuar imazhin e Kosovës para Bashkësisë ndërkombëtare, sigurisht se do të thellojë krizën në prodhimin e këtij dokumenti aq të rëndësishëm, dëme të cilat do të shkojnë në kurriz të qytetarëve të Kosovës.

Kështu kanë vlerësuar spektri politik opozitarë. Rexhep Selimi, anëtar i Komisionit për punë të brendshme dhe siguri në kuvendin e Kosovës dhe deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë për gazetën “Zëri”, se skandali në Ministrinë e rendit që drejtohet nga Bajram Rexhepi, padyshim që do të prodhojë edhe efektet e veta që drejtpërdrejt do të prekin edhe qytetarët e Kosovës.

“Ky skandal nuk do të mbështetet vetëm në suaza të nje skandali sikurse janë bërë rutinë të ndodhin në MPB, por gjithsesi është e pritshme që të prodhojë edhe efektet e vetat te pariparueshme, të cilat do të bien mbi kurrizin e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Selimi.

Në anën tjetër, kryetari i Komisionit për punë të brendshme dhe siguri, Ahmet Isufi, ka qenë i rezervuar në deklarimet e tij, duke thënë se komisioni që ai udhëheq do të përcjellë me vëmendje veprimet e MPB-së, rreth skandalit të 1.4 milion eurove, të cilat nuk kanë shkuar në destinacionin final, por kanë “humbur rrugën” duke shkuar në xhirollogari të nënkontraktueses, OeSD-së, Natalije Velija.

FIDANISHTJA

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi nuk ka dashur të komentojë se si do veprohet tash me prodhimin e pasaportave biometrike.

E nga ana e tij, Blerim Camaj, drejtor i Departamentit të Regjistrimeve dhe Gjendjes Civile ka thënë se Kosova edhe për periudhën 7 mujore është e furnizuar me pasaporta biometrike nga kompania austriake “Osterreichische Staatsdruckerei”, e cila në atë bote kishte fituar tenderin për prodhimin e këtij dokumenti.

Ai nuk ka dashur të flas për aferën korruptive në MPB, sikurse edhe nuk ka dashur të flasë për veprimet e ardhshme rreth prodhimit të pasaportave biometrike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.