Hidromorava

Skandali i Ministrisë së Arsimit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Nga Arben Mehmeti – Anulimi i testit të arritshmërisë në komunën e Gjilanit mendoj se është skandali që ka për qëllim diskreditimin e arsimit në tërësi si një nga sukseset më të mëdha të qeverisjes lokale në Gjilan.

Arsimi është segmenti kryesor i një shoqërie andaj sulmi mbi arsimin është sulm mbi tërë shoqërinë Gjilanase.

Nxënësit, mësimdhënësit, menaxhmenti i arsimit dhe menaxhmenti i komunës së Gjilanit janë larg për nga kualiteti në ofrimin e çdo shërbimi andaj edhe në testin e arritshmërisë mund të ketë pasur ndonjë lëshim por se përgjegjësia dhe pasojat nuk ju takojnë nxënësve por atyre që kanë mundur të mos menaxhojnë mirë në ndonjë rast që mendoj se mund të jenë raste të izoluara.

Andaj është urgjente që Ministria e Arsimit të anulojë vendimin për Gjilanin dhe të eliminoj një padrejtësi të madhe që ju ka bërë nxënësve Gjilanas dhe në të njëjtën kohë duhet edhe të kërkojnë falje publike ata që kanë nxjerrë një vendim që është diskriminues dhe diskreditues për Gjilanin dhe normalishtë do të duhej të japin llogari para organeve gjyqësore për këtë fyerje që ju ka bërë komunës së Gjilanit dhe nxënësve Gjilanas.

Uji Dea

Në këtë frymë sot edhe kuvendi komunal dhe drejtoria e arsimit e Gjilanit ka nxjerrë rekomandime për Ministrinë që ta rishqyrtoj vendimin për anulim në të kundërtën pasojat mund të jenë të dëmshme për të gjithë akterët e këtij problemi.

Shpresojmë në reagim të shpejtë të Ministrisë së Arsimit sepse kemi të bëjmë me një diskreditim që ju ka bërë një segmenti të caktuar të shoqërisë që është më i miri në Kosovë./rajonipress/

Autori është kryetar i komitetit për arsim në Gjilan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.