UBT

​Skandali i 600 mauneve, pastrim parash në Malin e Zi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Biznismeni Gani Veselaj, shkonte në Podgoricë, merrte paratë dhe më pas të njëjtat para, nëpërmjet kompanive të tija “Ngas” dhe “Shkoza”, i dërgonte në Mal të zi, se kinse kishte blerë 600 maune me naftë, të cilat nuk kishin hyrë asnjëherë fizikisht në territorin e Kosovës.

Në bazë të faturave dhe dokumenetave të lëshuara nga zyrtarë doganorë të Malit të Zi, rezultonte se 600 maune naftë kishin hyrë në Kosovë, por realisht të njëjtat nuk e kishin kaluar territorin e Malit të Zi.

Eco Higjiena

“ Gani Veselaj ka regjistruar dy kompanitë në ARB, duke u munduar të bëjë diçka, thjesht për t’i pasur për këtë punë. Tashmë, në këtë çështje dyshohet se janë përfshirë edhe zyrtarë doganorë nga Mali I zi, të cilët kanë hartuar dokumentacionin. Kështu që do të njoftohet Prokuroria e Malit të Zi, që të ndjekë çështjen në territorin e saj”, ka thënë një burim pjesë e grupit hetimor.

Gazeta “Kosova Sot” ka mësuar se Gani Veslaj ka biznese në Mal të Zi. Ai posedonte me hipotekë një sipërfaqe toke prej 1000 ari në Ulqin, si dhe një shtëpi të vogël pushimesh. Të dyja këto prona janë të bllokuara, së bashku me një pompë në Pejë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.