FITORJA

Skandalet e KEK-ut

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Hulumtimet e gazetës “Zëri” rreth aferave korruptive me tenderë në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), janë pjesë e Raportit “Fituesit dhe Humbësit, kush përfiton nga korrupsioni i nivelit të lartë në sektorin e energjisë në Evropën Juglindore” i cili është përgatitur nga organizata joqeveritare “ATRC”.

Në Raport thuhet se më 2 prill 2012, Arbana Xharra shkroi artikullin, ku komentohet një marrëveshje në mes të tre vëllezërve të quajtur Zhugolli dhe kryeministrit, Hashim Thaçi. Duke përmendur mbikëqyrësit kundër korrupsionit dhe raportet e Prokurimit publik, ajo ka thënë se Ilmi, Bejtush dhe Mehdi Zhugolli, të cilët zotërojnë kompanitë e tyre private, kanë mbështetur financiarisht fushatën zgjedhore të kryeministrit.

Në këmbim Thaçi, është thënë se, u ka miratuar biznesmenëve kontrata shumë fitimprurëse në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Operatorin e Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike, KOSTT, me vlerë rreth 70 milionë euro, ndërmjet viteve 2008 dhe 2010.

Më tej në Raportin e ATRC-së thuhet se kompanitë “Eko Trade”, në pronësi të Mehdi Zhugollit, dhe ACDC-KOS, në pronësi të Ilmi Zhugollit, kanë fituar rreth dhjetë kontrata nga KEK-u dhe KOSTT-i në lidhje me ndërrimin e instalimeve, furnizimin e pajisjeve, dhe riparimin e linjave të transmisionit. Shumica e kontratave janë dhënë direkt, d.m.th. pa tender konkurrues.

Menjëherë pas publikimit të artikullit të Xharrës, Bejtush Zhugolli ka paditur atë dhe “Zërin” për dëmtim të imazhit të biznesit të tij dhe ka kërkuar për dëme prej 700.000 eurosh. Rasti është pranuar dhe përpunuar shumë shpejt me standarde lokale.

Seanca e parë gjyqësore u mbajt më 25 prill 2012, kur Selvije Bajrami, gjithashtu një gazetare në “Zëri”, publikoi një raport për seancën e parë gjyqësore, Zhugolli gjithashtu e paditi edhe atë, duke kërkuar kompensim prej 300,000 eurosh, një shumë që u zvogëlua më pas në vetëm nën 34, 000 euro.

Por, pas tri seancave gjyqësore, gjykatësja në Gjykatën Ekonomike në Prishtinë, Fetije Sadiku, hodhi poshtë padinë kundër Xharrës në janar të vitit 2013, duke argumentuar se artikulli që ajo ka shkruar u bazua në dokumentet zyrtare dhe se ajo citoi vetëm burimet e saj, por nuk ka dhënë mendimin e saj.

Afera UNMIK-KEK

GRANDEMALL

Më tej në Raportin e ATRC-së flitet edhe për aferat korruptive në mes të UNMIK-ut dhe Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Pas vitit 1999, Korporata Energjetike e Kosovës është menaxhuar nga menaxhmenti ndërkombëtar në emër të UNMIK-ut, Jo Trutshcler u emërua menaxher ndërkombëtar i KEK-ut, në vitin 2000. Gjatë kohës që ai menaxhonte kompaninë u zbulua se paratë ishin zhdukur dhe u njoftuan Zyra e OKB-së e Hetimeve të Mbikëqyrjes së Brendshme dhe Zyra Evropiane kundër-mashtrimit.

U zbulua se ai kishte fituar rreth 4.3 milionë dollarë dhe ka transferuar shumën tek kompani fiktive në Gjibraltar. Ai pastaj u përpoq të transferonte këto para në Belize, në prill të vitit 2002, por ky transaksion ishte bllokuar. Në fillim të majit 2002, llogaritë në Gjibraltar u bllokuan për shkak të veprimit të Gjykatës nga OLAF-i.

Hetimi, gjithashtu, konfirmoi se Trutschler kishte marrë në mënyrë të paligjshme edhe 220,000 euro të tjera të fondeve të KEK-ut përmes dorëzimit të dy faturave të rrejshme, gjoja nga dy kompani të huaja që kanë të bëjnë me energji, por me pagesat që në të vërtetë shkonin në llogaritë e tij në Gjibraltar.

Hetuesit e OKB-së, gjithashtu, zbuluan se Trutschler kishte një diplomë të rreme dhe rezymeja e tij ishte e rreme. Ai nuk kishte studiuar në Boston dhe Florida, e as që ka një PhD në Aachen. Dhe kompania që ai pretendonte se kishte drejtuar me 160 të punësuar kishte falimentuar.

Më 26 dhjetor 2003, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, njoftoi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se hetimet kanë konfirmuar se ish-zyrtari i lartë i UNMIK-ut, Jo Trutschler, kishte kryer një vepër penale dhe kishte dëmtuar Kompaninë Energjetike të Kosovës (KEK) në vlerë prej 4.3 milionë dollarësh. Në korrik të vitit 2002, rasti iu referua autoriteteve në vendlindjen e Trutschler-it në Gjermani.

Ai është gjykuar dhe dënuar për shkelje të besimit dhe përdorim të rremë të një titulli akademik dhe u dënua me burgim tre vjet e gjashtë muaj.

Shumica e parave u gjetën dhe u kthyen në llogarinë e KEK-ut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.