ARKATANA

Skandalet e Drejtorisë së Arsimit s`kanë të ndalur

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nga Ilir Hasani – Zëvendësimet pa konkurs, në sektorin e arsimit publik, bëhen vetëm për një qëllim, dhënia e përvojës kandidatëve të cilët kanë afërsi me zyrtarët komunal, dhe diskualifikimi i personave të cilët nuk e kanë këtë luks. I madh e i vogël e dimë që personat që fillojnë si zëvendësim, mbesin të përhershëm, sepse i tillë është vullneti i atyre që marrin vendime.

Në Lajmet qendrore të KTV-së, të mbrëmshme (Ora 19:00), të gjithë e pamë se si u mundua të manipuloj me masat z. Nazmi Musa, drejtor në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Gjilanit. Meqë mu dha rasti, unë do e demantoj atë që tha z.Musa, dhe do e plotësoj atë qe nuk u shfaq. Para ca kohësh unë e pata denoncuar rastin e punësimit në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, pa konkurs. Tashmë është e ditur se si bëhet punësimi kudo ne sektorin publik, mundësia e vetme që kemi ne si qytetarë është denoncimi te pushteti i katërt (Media).

Në shkollën ne fjalë, pra Gjimnazin “Zenel Hajdini” më 28 Janar 2015, prof. Fatime Hasani pensionohet, dhe ajo çka ndodhë më pas është skandaloze. Drejtoria e ka ditur se profesoresha F. Hasani del në pension, dhe nuk i ka marrë masat të cilat i parasheh ligji, pra hapjen e konkursit, të cilin ia kërkon Ligji i Punës, Neni 8, pika 1 dhe 2. Pra, në cilin akt ligjor u thirret këtu, mos shpallja e vendit të lirë, por punësimi i përkohshëm?

Neni 18 i Ligjit të Punës, nuk parashikon zëvendësim për punonjësin i cili del në pension, por duhet shpallet i lirë vendi i punës dhe kjo nuk ndodhi këtë herë, vetëm për një qellim, që kandidati potencial, në konkursin e mundshëm, të ketë përvojë, sepse siç dihet përvoja poentohet.

Musa tha, se unë duhet të kryej Masterin për këtë vend të punës, dhe dua të dijë së, cilit nen iu drejtua z. Musa, sepse Normativi 9/2014 në të cilin thirret DKA, nuk kërkon titullin Master, por kërkon vetëm Fakultetin e Historisë, Neni 8, pika 15, është fare e lehtë për ta verifikuar, pra me këtë është shkelur normativi, për të cilit thotë Musa se zbatohet në tërësi, duke përfshirë ankesën time te shtatorit të vitit të kaluar. Po më kërkoni diçka qe nuk e kërkon normativi, ky është diskriminim, ju e keni thënë ne Tv, xhirimet janë, dhe do iu padis për diskriminim.

Fundamenti

Drejtoria e Arsimit tashmë është e njohur për skandale, këtu edhe pasi punësohen personat, vendet e tyre ndahen, kjo ndodhi këtë verë, në listat zyrtare të rezultateve më 31 gusht 2014 pranohet një person, pas disa ditësh ky vend i punës iu ndahet dy personave, kemi dëshirë ta dimë se mbi çfarë baze ligjore vepruat kështu? Për këtë unë kam deponuar një ankese në DKA, ku përgjigjja me është kthyer negative, duke me sugjeruar se në bazë të normativit kualifikimi im është i tepërt për shkolle fillore, më është thënë se kualifikimin, në bazë të normativit, e kam për shkollë të mesme!

Por në shkollë të mesme, ne gjimnazin në fjalë, z. Musa e punëson vajzën e shokut të tij, më të cilin punoi ne arsim shumë vite.

Përndryshe unë kam një përvojë në mësimdhënie, e cila është afërsisht një-vjeçare, sepse është bërë ndaras, jo e tëra bashkë, varësisht nga nevoja që kishte shkolla, dhe e gjitha pa asnjë kompensim, e kam bërë vullnetarisht dhe për këtë ka prova. Puna vullnetare në kulturën të cilën pretendojmë se jemi nisur, vlerësohet shumë, përderisa këtu penalizohet.

Ilir Hasani Profesor i Historisë. Diplomuar më 28.02.2006