HW

Skandal seksual në kampet e emigrantëve, shfrytëzim sistematik i vajzave shqiptare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Policia ka akuzuar disa punonjës të Kryqit të Kuq gjerman dhe një firmë sigurie “Bewa Security”. Akuzat janë ngritur mbi deklaratat e dy vajzave shqiptare, të cilët nuk ndodhen më në kampion në fjalë.

Mbi 70 mijë shqiptarë kërkuan azil gjatë vitit 2015 në vendet e Bashkimit Evropian. Shumica e tyre kanë bërë një kërkesë të tillë në Gjermani.

Shumë prej tyre janë dëbuar pas refuzimit të statusit të azilantit, kurse shumë e shumë të tjerë vazhdojnë të qëndrojnë nëpër kampe me shpresë.

Mediat gjermane kanë shkruar ditët e fundit për një skandal seksual në një prej kampeve. Ngjarja ka ndodhur në Burbach, ku thuhet se ka një shfrytëzim sistematik seksual të femrave azilkërkuese. Madje flitet dhe për përdhunime. Për këtë arsye, prokuroria gjermane e këtij qyteti ka ngritur një ekip special për hetimin e kësaj çështjeje.

Eco Higjiena

Policia ka akuzuar disa punonjës të Kryqit të Kuq gjerman dhe një firmë sigurie “Bewa Security”. Akuzat janë ngritur mbi deklaratat e dy vajzave shqiptare, të cilët nuk ndodhen më në kampion në fjalë.

Sipas denoncimit, punonjësit e kryqit të kuq dhe firmës së sigurisë kishin marrë dhoma me qira në zonën pranë kampit dhe aty ftonin femra emigrante. Pasi konsumonin alkool, ata i detyronin femrat që të kryenin marrëdhënie seksuale pa konsensus të dyanshëm.

Hetimet nisën pas denoncimit të bërë nga një punonjës i qeverisë, që punonte si përkthyes, i cili u paraqit në polici. Kjo e fundit shkoi një hap më të tej pasi mori në pyetje palën e tretë dhe nga ku u mësua për shfrytëzim sistematik seksual të azilkërkuesve.

Shefi i prokurorisë, Johannes Daheim ka konfirmuar për gazetën gjermane “Siegener Zeitung” se deri tani janë hetuar tre raste të tilla.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.