RCCOLA

Skandal në Vlladiçin Han, ekipit shqiptar KF Tërnoci gjyqtari përnjëherë “i shkep” tre kartonë të kuq

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Komunikatë e KF Tërnoci Pas skandalit në Vlladiçin Han po e shqyrtojmë braktisjen e garave Në ndeshjen e xhiros së 19-të, të cilën sot e filluam në Vlladiçin Han kundër ekipit vendës, Morava, për fat të keq as që e përfunduam.

Shkaktar kryesor ishte referi i kësaj ndeshje, i cili me vendimet skandaloze për menjëherë (min.65) përjashtoi 3 futbollistë tanë me karton të kuq, kurse gati të gjithë pjesën tjetër të ekipit e ndëshkoi me kartona të verdhë, andaj u detyruam ta ndërpremë ndeshjen. Këto sjellje të turpshme të referit, të papara në fushat e futbollit ishin krejtësisht të qëllimshme në mënyrë që ekipi ynë mos të ketë në dispozicion futbollistët e ekipit të parë për ndeshjet tjera.

Sidomos, synimet e referit ishin që t’ na dëmtojë në ndeshjen e radhës, të cilën në fushën tonë e kemi kundër Allakincës. Në ndeshjen e sotme është vënë kapaku në padrejtësitë, të cilët po thuaj se në çdo ndeshje i kemi pasur në fushat mysafire.

Tashmë është bërë e sigurt se ekipi ynë është duke i penguar njerëzve të Federatës dhe shkaku kryesor është përkatësia etnike e futbollistëve por edhe e gjithë mekanizmave tjerë të skuadrës. Në ambient të këtillë është e pamundur të garohet, sidomos kur kihet parasysh se të tjerët ju shohin me sy armiqësor.

Fundamenti

Është e pakuptimtë qe djemtë tanë të derdhin djersë dhe të rrezikojnë shëndetin e tyre në një Ligë, zyrtarët e së cilës, në vend të kultivimit të Fer Plejit sportiv dhe ndërtimit të urave të bashkëpunimit midis popujve, po mbjellin ndasi dhe urrejtje.

Kryesia e Klubit pas konsultave që do t’i zhvillojë ditëve në vazhdim, do të paraqitet me vendim zyrtar rreth hapave të mëtutjeshme. Tërnoc,

01.04.2023