FIDANISHTJA

Skandal me letërkëmbimet sekrete të Papës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Hije skandali po vërtiten rreth Vatikanit dhe veçanërisht rreth Papës Benedikti i XVI. Korrespondenca sekrete e Atit të Shenjtë rrezikon të bëhet publike pas rrjedhjes jashtë mureve të Vatikanit të disa dokumenteve sekrete të Selisë së Shenjtë.

Letërkëmbimet u botuan në librin “Shenjtëria e tij” (it. Sua Santita) të autorit italian, Gianluigi Nuzzi. Publikimi ka shqetësuar Atin e Shenjtë që ka urdhëruar ngritjen e menjëhershme të një komisioni që do të ketë si detyrë hetimin, por më tepër publikimin e letërkëmbimeve në masë të gjerë. Komisioni përbëhet nga tre emrat më të vjetër e të rrahur të kardinalëve të Selisë së Shenjtë, transmeton TCH.

ARKATANA

Në një njoftim për mediat, Vatikani paralajmëron se hetimi për nxjerrjen e sekreteve nuk do të ndalet vetëm brenda mureve të tij, por në të do të përfshihen edhe autoritetet e shtetit italian, madje nëse është nevoja edhe ato ndërkombëtare.

Libri është botuar, por shitja e tij, në shumë pika në Itali është ndaluar. Publiku italian është i ndarë, ka nga ata që mbështesin bërjen publike të të fshehtave të Vatikanit, të tjerë kërkojnë ndalimin e tyre, duke u shprehur se “nxjerrja e tyre” dëmton imazhin e vetë Italisë, jo vetëm të Vatikanit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.