Fundamenti

Skandal i madh nga Moldavia, nuk i japin vizë Lirim Kastratin që të luaj me Dinamon në Ligën e Kampionëve

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kosova është shtet i pavarur dhe sovran i njohur nga 113 shtete botërore.

Por ka ende disa shtete që jetojnë me iluzion dhe ëndrra duke mos e njohur pavarësinë e Kosovës.

Njëra nga këto shtete është edhe Moldavia që është një shtet mik i Serbisë.

Ky shtet nuk e ka pajisur me vizë futbollistin nga Kosova, Lirim Kastrati i cili luan te gjiganti kroat Dinamo Zagreb.

United Hospital

Skuadra kroate do të luaj të martën me Sheriff Tiraspol në Moldavi në kuadër të ‘Play-Off’-it të Ligës së Kampionëve.

E shteti moldav duke mos e njohur pavarësinë e Kosovës, nuk e ka pajisur me vizë sulmuesin nga Hogoshti, Lirim Kastratin.

Kësisoj reprezentuesi kosovar do t’i mungojë skuadrës së tij në duelin e parë me Sheriffin.

Kastrati do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në Kroaci, ku shpresojmë të shënoj gol dhe t’i tregojë moldavëve se kush është dhe nga vije. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.