Uji Dea

Skandal diplomatik e gabim historik!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Gëzim Mekuli – Nuk është normale e as e logjikshme dhe, natyrisht aspak e ndershme që z. Joe DioGuardi, ky humanist i madh, të hidhet në koshin e mbeturinave e të ofendohet si është më keq nga Qeveria e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit.

Dioguardi, ky diplomat i përmasave madhore, e me gjak shqiptari, bëri shumë për kombin shqiptar. E ndihmoi Shqipërinë dhe shqiptarët, atëherë kur ne e kishim më së keqi dhe, asokohe, kur ne ishim të vetmuar, të pashpresë e në rrezik për shfarosje si komb e si qytetërim. Kosova në vitin 1999 – 1996 u ndërkombëtarizua me hapat, me iniciativat dhe me fjalët e tij, mu në kohën e duhur e në vend të duhur, atje ne kryeqendrën e politikës dhe demokracisë botërore, në Washington DC.

Zëdhënësi ynë, altoparlanti ynë e CNN-i ynë, Dioguardi, është dhe mbetet burrë i madh dhe diplomat i nderuar i popullit shqiptar, e veçanërisht i shqiptarëve që jetonin nën ish Jugosllavi.

Njejtësimi i DioGuardit me serb e me malazez, bërë nga diplomacia shkurtpamëse e Thaçit dhe Isës, është skandal i rëndë diplomatik e gabim i papërmirësueshëm politik.

ARKATANA

Unë turpërohem për këtë sjellje e këtë veprim të politikave tona.

Kërkoj falje z. DioGuardi, të jeni i sigurt, shqiptarët nuk mendojnë si Isa e Hashimi.

Për tetë milion shqiptarë, Ju jeni i pavdekshëm, z. Joe Dioguardi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.