UBT

S’ka zgjedhje të reja

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Deri në certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 8 qershorit që pritet të marrë edhe disa ditë, PDK-ja e Thaçit po synon të përfitojë nga koha për të gjetur ndonjë rrugëdalje për ta krijuar Qeverinë. Opozita e sigurt se Thaçi është i rrëzuar dhe s’ka shpëtim.

E vetmja shpresë për ta tejkaluar ngërçin politik, në të cilin është zhytur Kosova dhe për t’i hequr dilemat se kush ka të drejtë ta formojë Qeverinë e ardhshme pas marrëveshjes së fundit së bllokut opozitar është Gjykata Kushtetuese.

Të dyja taborët, partia e Hashim Thaçit, e cila doli e para në zgjedhjet e 8 qershorit për nga numri i votave, por edhe blloku opozitar që lidhi “besë” për ta rrezuar Thaçin dhe vetë ta krijojë Qeverinë e ardhshme, vazhdojnë të insistojnë se e drejta është në anën e tyre.

Por, situata, certifikimi i zgjedhjeve nacionale do ta qartësojë deri në një masë situatën e “mjegullt” të krijuar në ditët e fundit, derisa përfundimisht është Gjykata Kushtetuese ajo që do ta thotë fjalën e fundit se kush ka të drejtë ta formojë Qeverinë. Partia e Hashim Thaçit vazhdon të “mos dorëzohet” duke thënë se si subjekti i parë i dal nga zgjedhjet nacionale duhet ta formojë Qeverinë, në të kundrën kjo forcë politike nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë edhe në zgjedhje të reja. Megjithatë, gjatë ditës së enjte nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka qenë më i rezervuar sesa ditëve të tjera, duke thënë se partia e tij do të presë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Uji Dea

“Do ta presim me qetësi certifikimin e rezultatit dhe çdo veprim do ta bëjmë sipas logjikës demokratike dhe ligjore”, ka thënë ai për gazetën.

Në PDK vazhdojnë të këmbëngulin se deri pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve që do të merr edhe disa ditë apo edhe javë do të “ulën gjakrat” dhe faktori politik i brendshëm do t’i shtrojë çështjet në tavolinë, për të cilat mund të ketë zgjidhje në favor të partisë së Thaçit.

Por, “pakti” opozitar vazhdon ta “kërcënojë” Hashim Thaçin se e drejta për krijimin e Qeverisë së ardhshme është në anën e tyre dhe se në këtë drejtim janë të pathyeshëm./zeri/