Uji Dea

S’ka zgjedhje pa i kryer obligimet ndërkombëtare

/ 2 minuta lexim
HW

Analistët në vend thonë se nuk mund të ketë zgjedhje, pa u trajtuar disa çështje më rëndësi në Kuvendin e Kosovës.Për disa tema, madje është i domosdoshëm koalicioni i madh thonë ata.

Ratifikimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Holandës për Gjykatën Speciale, demarkacioni me Malin e Zi, pastaj kompletimi i bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit shihen nga analistët si tema të cilat duhet të trajtohen me urgjencë në Kuvendin e Kosovës. Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se pa u trajtuar këto tema nuk mund të shkohet në zgjedhje.

“Pasi të kalojnë këto çështje, pse jo, mund të konsiderohet mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve. Por, kjo duhet të vijë në bazë të një pajtueshmërie të dyanshme dhe jo që në mënyrë të njëanshme të shkohet në zgjedhje për shkak se do të kishte destabilitet më të madh dhe zgjedhjet nuk do të mund të mbaheshin në frymë të mirë dhe në bazë të praktikave më të mira për zgjedhjet”, ka theksuar Albert Krasniqi për RTK Radio.

Në kuptimin politik, prishja e koalicionit qeverisës dhe futja në zgjedhje të parakohshme, nuk është hap i mençur për Kosovën. Kështu konsideron analisti Afrim Hoti.

ARKATANA

Ai mbron idenë që në këto rrethana, Kosova do të tregohej më e pjekur politikisht nëse do të krijonte një qeveri transitore e cila edhe do të caktonte datën e zgjedhjeve por edhe do të kryente obligimet ndërkombëtare që ka vendi.

“Nëse do të kishim rastin që të formohej një koalicion qeverisës që do të udhëhiqte vendin drejt zgjedhjeve ( një koalicion i përkohshëm) që eventualisht do të mbaheshin kah vjeshta, atëherë,mendoj se të gjitha partitë politike duhet të ishin koshiente dhe të vetëdijshme për vendimet juridike dhe ndërkombëtare që ka Kosova”, është shprehur Afrim Hoti për RTK Radio.

Ndryshe subjektet politike tashmë kanë nisur të dalin në terren dhe të mbajnë tubime me qytetarë.

Pavarësisht se krerët e subjekteve politike nuk i konsiderojnë fushatë paraelektorale, megjithatë, sipas analistëve takime të tilla tregojnë se subjektet janë duke u përgatitur për zgjedhje të parakohshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.