GRANDEMALL

S’ka viza as gjatë presidencës rumune

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Njohësit e integrimeve evropiane vlerësojnë se gjasat për heqjen e vizave mund të jenë më të mëdha gjatë gjysmës së dytë të vitit tjetër kur presidenca e BE-së do t’i kalojë Finlandës. Prej 1 janarit deri më 30 qershor 2019 presidencën e BE-së do ta ketë Rumania, shtet ky që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian nuk pritet të ndodhë as në gjysmën e parë të vitit 2019 kur presidencën e BE-së do ta ketë Rumania, shtet ky që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Kështu kanë vlerësuar për “Zërin” njohësit e integrimeve evropiane, sipas të cilëve gjasat për heqjen e vizave mund të jenë më të mëdha gjatë gjysmës së dytë të vitit tjetër kur presidenca e BE-së do t’i kalojë Finlandës.

Uji Dea

Ekspertët e integrimeve thonë se zyrtarët e institucioneve të Kosovës nuk duhet të përmendin data rreth çështjes së liberalizimit të vizave, pas premtimeve se një gjë e tillë do të ndodhë deri në fund të këtij viti, por duhet të fokusohen në vazhdimin e përmbushjes së të gjitha 95 kritereve që dalin nga Udhërrëfyesi për Liberalizimin e Vizave, me theks të veçantë në fushën e sundimit të ligjit dhe të luftës kundër korrupsionit.

Sipas tyre, nëse Kosova shënon progres të shtuar në këtë drejtim, atëherë ka mundësi që procesi i liberalizimit të vizave të kthehet në agjendën e institucioneve të BE-së gjatë vitit 2019, mirëpo nëse nuk ndodh kjo gjë atëherë data më reale për heqjen e vizave mbetet viti 2020.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.