Mobi Casa

S’ka ushtri më 28 nëntor

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Projektligjet e ushtrisë që mundësojnë transformimin e misionit të Forcës dhe të Sigurisë së Kosovës (FSK) në misionin ushtarak kanë kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës, por pavarësisht zërave që ky proces do të finalizohet më 28 nëntor anëtarë të Komisionit për Mbikëqyrjen e FSK-së kanë konfirmuar për “Zërin” se në këtë datë nuk do të ketë formim të ushtrisë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pavarësisht se tri projektligjet për transformimin e Forcës dhe të Sigurisë së Kosovës në ushtri janë votuar para një muaji në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës ende nuk dihet saktësisht se kur këto projektligje do të risillen në Kuvend për leximin e dytë.

Madje drejtues të Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës dhe të Sigurisë së Kosovë për “Zërin” kanë konfirmuar që 28 nëntori nuk do të jetë data e formimit të ushtrisë, siç është deklaruar nga zyrtarë shtetërorë nga Serbia, të cilët formimin e ushtrisë e kanë lidhur me Festën e Flamurit.

FIDANISHTJA

Lidhur me këtë njohës të çështjeve të sigurisë në vend vlerësojnë që ushtria duhet të formohet sa më shpejt që është e mundur.

Sipas tyre, Kosova nuk ka më shumë kohë për të humbur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.