Eko Higjiena

S’ka Shqipëri pa kosovar

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Kombëtarja shqiptare do të jetë më e dobët në të ardhmen. Kuqezinjtë do të pësojnë rënie të madhe për shkak se futbollistët kosovarë të rritur në diasporë në të ardhmen do të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës e jo më për Shqipërinë, shkruan sot, gazeta “Zëri”.

Kështu mendon legjenda e futbollit shqiptar Altin Rrakli, i cili ndihet i shqetësuar për këtë fakt. Sipas tij, tash e tutje konkurrenca në Kombëtare nuk do të jetë më sikur që ishte deri tash, e cila kishte sjellë rezultat pasi Kuqezinjtë ishin kualifikuar në “Evropianin 2016”, që është arritja më e madhe në historinë e futbollit shqiptar.

“Shumë futbollistë shqiptarë të Kosovës tash preferojnë të luajnë për Kosovën (sidomos pas majit të 2016-s kur Kosova u bë pjesë e UEFA-s dhe e FIFA-s). Ata do të na mungojnë neve. Presioni i konkurrencës pa ta në Kombëtare nuk është më i madh si më parë”, deklaroi ish-futbollisti shqiptar për tabloidin gjerman “Bild”.

Ngritja e Kombëtares nisi me Briegelin

Rrakli thotë se rritja e nivelit të Kombëtares shqiptare ka ndodhur që nga viti 2002, për të vazhduar deri më tash. “Pasi Hans-Peter Briegel u bë trajner i Kombëtares shqiptare në vitin 2002 gjërat shkuan duke u përmirësuar. Ai e bëri rikthimin e madh në futboll, ai na disiplinoi”, vazhdoi Rrakli.

Uji Dea

Rrakli: Dua të bëhem trajner

Tash Rrakli jeton në Aue, ku motra e tij, e cila është e martuar me ish-futbollistin Skerdilaid Curri, jeton po ashtu. Ai, me ta përfunduar karrierën, e ka nisur një aventurë të re duke i ndjekur shkollat dhe kurset për t’u bërë trajner. Dhe, tash është i gatshëm për ta marrë në dorë ndonjë ekip. “Do të doja të punoj si trajner. E kam licencën më të lartë për trajner. Mirëpo problemi është se në Gjermani ka shumë trajnerë mjaft të mirë dhe është e vështirë për mua të gjej punë”, shprehet Rrakli.

Ai më parë e kishte udhëhequr Kombëtaren shqiptare në konkurrencën e femrave, me të cilën nuk është se arriti ndonjë sukses. “Unë pata kërkuar nga Federata Shqiptare e Futbollit të më angazhonin në sektorin e të rinjve, por ata ishin në kërkim të një trajneri të ekipit kombëtar të femrave dhe ma propozuan këtë pozitë, të cilën në atë kohë e pranova. Sigurisht, ne nuk mund të arrinim rezultate të mëdha me ekipin e femrave, por së paku e kemi mundur Greqinë në kualifikimet e Botërorit”, vazhdoi 47-vjeçari.

Në fund të intervistës Rrakli ka folur edhe për karrierën e tij, e cila kishte nisur në Shqipëri për të vazhduar më pas në Gjermani, ku luajti me sukses. Sulmuesi i rrezikshëm kishte zhvilluar 19 ndeshje në Bundesligë, ndërsa nga Shqipëria kishte shkuar fillimisht në ligën e dytë gjermane tek ekipi i Freiburgut./Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.