Fundamenti

S’ka shpresë për heqjen e vizave këtë vit

/ 1 minutë lexim
HW

Pas ratifikimit të Demarkacionit më 21 mars të këtij viti liderët kosovarë nisën t’i uronin qytetarët e Republikës së Kosovës për liberalizimin e vizave. Kjo pasi me miratimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi liberalizimi i vizave shihej si “punë e kryer”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Por, ky proces nuk pritet të finalizohet as gjatë këtij viti. Komisioni Evropian (KE) nuk ka publikuar ende rekomandimin për përmbushjen e kriterit të fundit lidhur me vizat, ndonëse një gjë e tillë ishte paraparë të ndodhte në fund të muajit të shkuar.!

United Hospital

Madje Komisioni për Liri Qytetare, Drejtësi dhe Punë të Brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian tashmë ka hequr nga rendi i ditës këtë pikë, ku parashihej të votohej rekomandimi i dalë nga KE-ja. Kjo pasi që KE-ja ka shtyrë publikimin e rekomandimit për liberalizim për Kosovën.

Një vendim i tillë sipas ekspertëve të procesit të integrimit shuan shpresat që liberalizimi të ndodhë këtë vit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.