GRANDEMALL

S’ka seancë para 17 shkurtit, ndërkombëtarët i japin edhe një shansë dialogut

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Televizioni Klan Kosova raporton të ketë marrë vesh se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi gjatë ditës kanë mbajtur takim me ambasadorë të shteteve të Quintit, ku nuk ka pasur një dakordim që seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të zhvillohej gjatë vikendit, ose në fillimin të javës së ardhshme.

Kuvendi i Kosovës nuk do të mblidhet para datës 17 shkurt, kur edhe pritet të mbahet protesta e thirrur nga tri partitë opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Kështu thonë burime ndërkombëtare me të cilat ka kontaktuar Klan Kosova gjatë të premtes.

Merret vesh se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi gjatë ditës kanë mbajtur takim me ambasadorë të shteteve të Quintit, ku nuk ka pasur një dakordim që seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të zhvillohej gjatë vikendit, ose në fillimin të javës së ardhshme.

Këto kërkesa ishin shqyrtuar seriozisht nga partnerët aktualë të koalicionit qeverisës gjatë kësaj jave.

Një qëndrim i tillë i Quintit për mosmbledhje të deputetëve ka ardhur pasi që ndërkombëtarët nuk duan që seanca të “kontrabandohet”, por që t’i jepet edhe një mundësi opozitës për të qenë pjesëmarrëse në sallë.

Përpjekjet e ndërkombëtarëve janë që të sigurohet një ambient i qetë dhe demokratik në Kuvend, në mënyrë që të mos i jepet hapësirë përdorimit të skenave të dhunshme, njofton Klan Kosova.

Deri atëherë pritet të ketë edhe një përpjekje që palët të arrijnë një pajtim të mundshëm mes vete.

Se PDK-LDK dhe Lista Serbe nuk do të mundë ta zhvillojnë këtë seancë flasin edhe mungesat e shumta të deputetëve të Kosovës, një pjesë e të cilëve gjenden jashtë vendit.

Eco Higjiena

Konsulta me ambasadorët për akordimin e rrjedhës së ngjarjeve po zhvillon edhe kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli.

Veseli është duke mbajtur takim me ambasadorin italian Andreas Ferrarese dhe ambasadoren e Francës Maryse Daviet.

Kreu i Kuvendit të Kosovës sot gjatë ditës tha për media se presidenti do të zgjedhet shumë shpjet, por duke mos dhënë një datë.

Për zgjedhjen e Hashim Thaçit president, ka folur edhe krytari i AAK-së Ramush Haradinaj.

Ai tha, në një forum të organizuar nga Lëvizja FOL, se zgjedhja potenciale e Thaçit do ta thellonte krizën në Kosovë dhe do të irritonte edhe më shumë qytetarët e pakënaqur të vendit.

Në ndërkohë salla alternative e Kuvendit të Kosovës në të cilën u mbajtën shumë mbledhje dhe ku u miratuan edhe një varg projektligjesh ka ndryshuar pamje.

Aty, shihet sesi janë bërë ndryshime dhe ajo po bëhet gati për seancën e ardhshme parlamentare.

Ka mundësi që në të njëjtën sallë të bëhet edhe zgjedhja e presidentit të ardhshëm të vendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.