S’ka riformatizim, Mustafa thotë se do të përcillet puna e ministrave

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka vlerësuar se ndryshimet e bëra sot do ti kontribuojë efikasitetit të Qeverisë dhe realizimit të qëllimeve qeverisëse të koalicionit.
Ne komunikojmë bashkërisht me kryetarin e Kuvendit. I kemi pasur disa çështje tjera të cilave iu është dashur të iu japim prioritet, tash ne duhet të kemi zëvendës kryeministër dhe Ministër sepse këto detyra janë të ndara, ndonëse do të ketë kritika”, ka thënë Mustafa, transmeton Gazeta Express.
Ai deklaroi se kjo është një çështje për të cilën është menduar gjatë.
“Të marrim një vendim që nuk do të jetë vetëm i joni por edhe i partive dhe të tjerëve”, tha Mustafa./GazetaExpress