ARKATANA

S’ka qetësi në Kosovë pa dorëheqjen e Qeverisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sekretari organizativ i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se klani “Pronto” po synon të shkatërrojë opozitën, ndërsa shprehet i bindur se Lëvizja “Vetëvendosje” dhe mbështetësit e saj, nuk do të pranojnë në asnjë mënyrë ratifikimin e një Marrëveshjeje që cungon territorin e vendit.

Në një konferencë për media, Molliqaj ka thënë se aksioni i Policisë për arrestimin e gjashtë aktivistëve të tyre, është operacion i montuar kundër Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Ai thotë se kundër LVV-së është duke u organizuar një betejë speciale dhe se po bëhet përpjekje nga ana e pushtetit për ta kontrolluar dhe luftuar në mënyrë të organizuar LVV-në, shkruan sot gazeta “Zëri”.

“Ashtu siç ka vdekur më 23 dhjetor të vitit të kaluar ‘Zajednica’ përmes vendimit të Gjykatës Kushtetuese, më 1 shtator ka vdekur edhe demarkacioni me këtë përmbajte dhe formë”, është përgjigjur Dardan Molliqaj në pyetjen nëse do të vazhdojnë me të njëjtin kundërshtim të ratifikimit në Kuvend të Demarkacionit.

United Hospital

Ai tha se nuk ka forcë as pushtet, që mund të imponojë faljen e territoreve të Kosovës, duke u shprehur ndër të tjera se “jo vetëm që kemi ndërruar formë, por do të jemi edhe më të zëshëm dhe më të fuqishëm nëse Qeveria e Kosovës tenton prapë ta sjellë Demarkacionin në këtë formë dhe këtë përmbajtje”.

Mulliqaj ka thënë se Qeveria do të detyrohet të japë dorëheqje, sepse përndryshe “në Kosovë nuk do të ketë qetësi publike për shkak të këtyre grupeve kriminale… dhe për shkak të rezistencës që do ta bëjmë”.

Ai ka përfunduar se “Demarkacioni është çështje e kryer, nëse dikush tenton ta ringjallë, atëherë do t’i bie të ballafaqohet, me qytetarët e Republikës së Kosovës, me gjithë ekspertët, me deputetët tanë dhe me aktivistët tanë”./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.