Eko Higjiena

S’ka pushim për Kaltrinën

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Po i afrohemi festave të fundvitit. Dhe secili nga artistët e estradës është në kërkim të këngëve të bukura me të cilat do t’i paraqiten publikut të tyre. Ngjashëm po vepron edhe këngëtarja Kaltrina Selimi e cila tash e sa kohë preokupim kryesor ka realizimin e një kënge të bukur e cila besohet se premton shumë.

Për punën aktuale të këngëtares ka treguar për Tribuna vëllai i saj, Kushtrim Selimi i cili njëherësh është edhe menaxheri i saj, duke rrëfyer punët aktuale të së motrës. “E kemi porositur këngën. Demon e kemi. Tani duhet të shohim se si do të dalë kënga në tërësi dhe të shikojmë se a do t’i përmbush kërkesat e Kaltrinës”.

FIDANISHTJA

Selimi ka treguar se para secilës këngë që motra e tij sjell për publikun, janë disa kritere që duhet të plotësohen. Sipas tij, një këngë duhet të jetë sa më mirë e punuar dhe duhet t’i plotësojë kërkesat e motrës së tij këngëtare…(Tribuna).