UBT

S’ka probleme për Rrahmanin, kthehet menjëherë në stërvitje

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Amir Rrahmani e pësoi një lëndim në pulpë të këmbës dje dhe Napoli u frikësua se do të mbetej më gjatë pa futbollistin kosovar.

Por, lëndimi në një miqësore të zhvilluar në stërvitje nuk ishte serioz siç mendohej.

Mediumi italian “Tuttomercatoweb” raporton se përfaqësuesi kosovar e ka harruar menjëherë këtë lëndim duke ushtruar sot rregullisht me ekipin, përcjell “Gazeta Express”.

HW

Pra, dje qendërmbrojtësi e pësoi vetëm një goditje dhe pati dhimbje të përkohshme, të cilat iu zhdukën sot.

Ai ushtroi sot me ekipin gjatë tërë kohës dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet që e presin Napolin në fillim të sezonit të ri.

Rrahmani është shtyllë e mbrojtjes së Napolit dhe protagonist i ekipit, me të cilin e fitoi titullin e kampionit në Itali. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.