UBT

“S’ka pranim të Kosovës në BE pas BREXIT-it”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

“Çfarëdo që të ndodhë asgjë nuk do të ndryshojë për Kosovën. Pas BREXIT-it disa njerëz janë duke shpikur skenarë të ndryshme për t’ia shitur publikut, por fakti kokëfortë është se largimi i Britanisë nga BE-ja është në dëm të Kosovës, pasi që Londra ishte një nga mbështetësit kryesore të Kosovës brenda BE-së”

Agjencia ruse e lajmeve Sputnik ka shkruar një artikull ku thuhet se Kosova nuk do të pranohet në Bashkimin Europian pas largimit të Britanisë së Madhe nga Unioni, njofton Klan Kosova.

“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, beson se largimi i Britanisë nga BE-ja do të promovojë tek anëtarët e tjerë, përfshirë Spanjën, njohjen e republikës së vet-krijuar”, shkruan Sputnik, duke i cilësuar fjalët e Thaçit thjeshtë si demagogji.

Në një intervistë për Radio Sputnik, Milan Igrutinoviq, një hulumtues në Institutin për Studime Europiane thotë se fjalët e Thaçit janë “fjalë në ajër dhe nuk kanë të bëjnë me realitetin”.

LEXO EDHE: 15 milionë € për infrastrukturën e veriut

FIDANISHTJA

“Spanja e ka Kosovën e vet – Kataluninë që kërkon pavarësinë dhe Thaçi beson se do të ketë ndjenja ndarjeje edhe në Skoci pas BREXIT-it”.

“Por, Spanja nuk do ta ndërrojë qëndrimin e saj karshi Kosovës për shkak të Katalunisë. Me fjalë të tjera, Spanja do t’i qëndrojë besnike vendimit që të mos njeh territore të shkëputura”.

“Sa për referendumin në Skoci nuk do të ketë ndarje, prandaj as atje nuk do të ketë probleme”, thotë Milan Igrutinoviq.

“Çfarëdo që të ndodhë asgjë nuk do të ndryshojë për Kosovën. Pas BREXIT-it disa njerëz janë duke shpikur skenarë të ndryshme për t’ia shitur publikut, por fakti kokëfortë është se largimi i Britanisë nga BE-ja është në dëm të Kosovës, pasi që Londra ishte një nga mbështetësit kryesore të Kosovës brenda BE-së”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.