Fundamenti

S’ka pensione nga Serbia?

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Plani për t’i nxjerrë pensionet që ua ka borxh Serbia pensionistëve të Kosovës nëpërmjet Gjykatës së Strasburgut nuk është duke funksionuar. Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale e sheh shumë problematike një gjë të tillë.

Madje, zgjidhja e këtij problemi në këtë gjykatë mund të marrë vite të tëra për t’u zgjidhur. Edhe përfaqësuesit e pensionistëve janë të bindur se nuk mund të zgjidhet gjithçka nga Strasburgu, duke thënë se aty ka mundur të ketë zgjidhje po qe se shteti do t’u kishte ndihmuar atyre, transmeton KTV .

Sipas tij, në Kosovë është tërë dokumentacioni i nevojshëm për t’u dërguar në Gjykatën e Strasburgut.

Uji Dea

Ministri Rashiq ka thënë se çështja e pensioneve do të diskutohet në Bruksel pas bisedave që po bëhen për zgjedhjet në veri.

Këtë premtim, Rashiq thotë ta ketë marrë nga kryeministri Thaçi në mbledhjen e kaluar të Qeverisë. Mirëpo, pak optimist, është Koalicioni i Pensionistëve Sahit Dragaj, i cili beson se këto deklarata janë vetëm humbje kohe./Indeksonline/