Fundamenti

S’ka pare për luks

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kosovarëve nuk u mbeten shumë para për luks. Pothuajse të gjitha të hyrat mujore i shpenzojnë për gjërat elementare për jetë.

Ata gjatë një viti shpenzojnë rreth 50% të buxhetit vetëm për bukë dhe pije joalkoolike. E, një pjesë të konsiderueshme të parave kosovarët e shpenzojnë për banim. Për këtë punë, sipas Agjencisë së Statistikave, qytetarët e vendit e kanë shpenzuar 35% të buxhetit familjar.

KKGJILAN

Sipas statistikave, del se pesë kategoritë kryesore të konsumit më të lartë janë ushqimi, banimi, alkooli, duhani, transporti dhe veshmbathjet. Këto kategori, siç ka treguar ASK-ja, paraqesin 88% të konsumit të përgjithshëm.

Gjatë vitit vitin 2012 del se kosovarët për duhan dhe alkool kanë shpenzuar 5% nga të hyrat e përgjithshme. Për njohësit e ekonomisë, krejt këto shpenzime duken të palogjikshme por e imponuar nga situata ekonomike. Ata thonë se kosovarëve u ka mbetur si traditë shpenzimi i parave në ushqim.