UBT

“S’ka parajsë pa Muriqin”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Trajneri Javier Aguirre nuk po mund të llogarisë në referencën e atij 9-shit që nuk dështon para portës.

Një lojtarit që është në gjendje të ta fitojë lojën me pak mundësi që i jepen.

Ai që i godet kundërshtarët edhe atëherë kur shpresat shuhen dhe kur më së paku pritet.

Mungesa e “Piratit” është edhe mungesë e golave dhe e pikëve për Mallorcan, shkruan mediumi spanjoll “Marca”, i cili ia kushtoi një shkrim sulmuesit kosovar, përcjell “Gazeta Express”.

29 vjeçari ishte lënduar në muajin nëntor në ndeshjen mes Kosovës dhe Izraelit dhe nga ajo kohë nuk ka mundur ta ndihmojë më ekipin e tij në La Liga.

Mungesa e Muriqit është ndier me të madhe pasi Mallorca e sheh veten në vendin e 15-të në tabelë me 15 pikë të grumbulluara, vetëm dy pikë larg zonës së rrezikshme që çon në ligën e dytë.

Gjithashtu, i ka shënuar veç 14 gola, duke u renditur në mesin e ekipeve që shënojnë më së paku në këtë edicion.

Hidromorava

Zëvendësuesi i Muriqit, Cyle Larin ka dështuar disa herë para portës dhe po bën gabime të shumta, duke treguar se nuk është një zëvendësues i denjë i ish-futbollistit të Rizesporit, Fenerbahçes dhe Lazios.

Mallorca i ka regjistruar vetëm dy fitore, krahas nëntë humbjeve dhe gjashtë barazimeve.

Muriqi e kishte shpëtuar këtë ekip pa rënë në Segunda Division dy herë, ndërsa e ka mision që këtë ta bëjë edhe në edicionin 2023/24.

Tërheqja muskulore që e pësoi lojtari në muajin e kaluar doli të ishte fatale dhe rikthimi nuk ndodhi atëherë kur pritej.

Muriqi duhet të presë deri në fillim të janarit, respektivisht në ndeshjen kundër Real Madridit në “Santiago Bernabeu” për t’u rikthyer në fushën e blertë.

Deri atëherë, ekipi spanjoll do të mundohet të nxjerrë pikë dhe ta presë me plot gëzim heroin dhe shpëtimtarin e ekipit. /Gazeta Express/