Mobi Casa

S’ka operator serb në Kosovë

/ 1 minutë lexim

Serbia dhe Kosova s’po lëshojnë pe. Kështu as nuk do të ketë operator të telefonisë mobile të Serbisë e as operator virtual të këtij shteti që do të operojë në Kosovë.

Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës kanë thënë se në takimin e fundit kur u diskutua për çështjet e telefonisë, palët nuk i pranuan propozimet e njëra-tjetrës. Të mërkurën, mësohet se për këtë çështje do të diskutojnë përsëri.

Fundamenti

“Propozimi i palës kosovare mbetet që nga komuniteti serb në Kosovë të formohen kompani të cilat do të mund të licencoheshin si Operator Virtual Mobil në Autoritetin Rregullator të Telekomunikacionit dhe të blinin shërbimet nga njëri prej operatorëve aktualë të telefonisë mobile në Kosovë, Vala ose IPKO”, thotë një zyrtar i Qeverisë (Tribuna).