FIDANISHTJA

S’ka njohje, veç çnjohje

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Pavarësinë e Kosovës gjatë vitit të kaluar e kanë njohur vetëm dy shtete, po aq sa e kishin njohur edhe në vitin 2016. Procesi i njohjeve ndërkombëtare ka ngecur në katër vjetët e fundit, përderisa Serbia është duke lobuar fuqishëm që shtete të caktuara t’i tërheqin njohjet e tyre, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Vetëm dy shtete e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës gjatë vitit të kaluar, aq sa e kishin njohur edhe në vitin 2016.

Për dhjetë vjet shtet Kosova ka arritur t’i sigurojë vetëm 115 njohje ndërkombëtare, përderisa vendi njëkohësisht po përballet me lobim të fuqishëm të Serbisë tek disa shtete që t’i tërheqin njohjet e tyre.

Në vitin 2018, kur Kosova e kishte shpallur Pavarësinë, vendi ishte njohur nga 53 shtete dhe që nga ajo kohë procesi i sigurimit të njohjeve ndërkombëtare ka ngecur dukshëm, shkruan tutje “Zëri”.

FIDANISHTJA

Dështimet më të mëdha në këtë drejtim janë shënuar nga viti 2015 e këndej, kur Kosova nuk ka arritur t’i sigurojë më shumë se tri njohje në vit.

Kosova edhe më tutje nuk është njohur nga pesë shtetet anëtare të përhershme të BE-së (Spanja, Greqia, Sllovakia, Qiproja, Rumania), të cilat i kanë sjellë telashe vendit në procesin eurointegrues.

Përndryshe, edhe shtetet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kanë qëndrime të ndryshme ndaj pavarësisë së Kosovës..

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.