Uji Dea

S`ka ndryshime në qeverisjen e Preshevës, Xhelal Mehmeti nuk lëshon pe…?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryesia e degës së Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë dhe këshilltarët e kuvendit komunal në mbledhjen e sotme diskutuan për situatën e fundit të krijuar për bashkëqeverisjen mes Alternativës për Ndryshim dhe PVD-së.

Sipas burimit të Titulli.com brenda PVD-së, thuhet se është krijuar pasiguri mbrenda këtij subjekti për shkak të dy kandidaturave për kryetar të komunës së Preshevës, në rast të prishjes së koalicionit qeverisës.

I njëjti burim thotë se dy kandidatët për të parin e komunës Ardita Sinani dhe Xhelal Mehmeti janë në garë serioze mes veti që mundë të ndikojë edhe në orientimin e ardhshëm të këshilltarëve komunal në votimin e qeverisë së re lokale dhe për këtë arsye pasivizohen veprimet për koalicione të reja.

Kjo situatë ka krijuar tollovi politike brenda PVD-së në Preshevë dhe se në mbledhjen e sotme është vërejtur se kjo parti mundë të mos vazhdojë seriozisht nismat për ndryshime në qeverisjes lokale përshkak përçarjeve të pritura mbrenda subjektit, shkruan Titulli.com.

ARKATANA

Xhelal Mehmeti, në listën zgjedhore për zgjedhjet lokale të vitit 2016 ishte këshilltari i parë i emëruar dhe njëherit kandidat kryesorë për të udhëhequr më komunën e Preshevës, premtin që kishte marë nga subjekti pas kthimit të tij nga diaspora.

Gjithashtu burime e njëjta të Titulli.com thonë se është lënë hapur edhe opsioni që pala tjetër e koalicionit të mundshëm të merë të gjitha postet që udhëheq tani Alternativa për Ndryshim.

Pavarësisht marrëveshjeve brenda subjekteve politike në Preshevë për një koalicion të ri qeverisës, ndryshimet në qeverisjen lokale në Preshevë mundë të mos ndodhin edhe pse jan krijuar tensione politike./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.