UBT

S’ka mjete shtesë për pensionistët

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të pensionistëve të Kosovës që në rishikimin e buxhetit të ndahen 18 milionë euro mjete për zbatimin e plotë të Ligjit për Skemat Pensionale, një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Në Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Buxhetin e vitit 2015, i cili ka kaluar për miratim nga Komisioni për Buxhet dhe Financa nuk janë përfillur detyrimet që dalin nga Ligji për Skemat Pensionale të financuara nga shteti.

Pensionet kontribut-paguese, pensionet familjare dhe pensionet invalidore janë kategori të përcaktuara me këtë Ligj, por që nuk figurojnë fare në Ligjin për Buxhet.

Mobi Casa

Në maj të vitit 2014, kur ishte miratuar Ligji ishte thënë se ai do të mundë të zbatohej nga fillimi i këtij viti. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kjo për faktin se për zbatim për vitin 2015 ishin paraparë të ndaheshin 18 milionë euro, ndërkohë që janë ndarë vetëm pesë milionë euro./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.