ARKATANA

S’ka më shumë se 20 mijë veteranë të UÇK-së

/ 5 minuta lexim
GRANDEMALL

OVL e UÇK-së mirëpret miratimin e Ligjit për Veteranët e Luftës. Kreu i kësaj organizate thotë se miratimi i ligjit do të thotë njohje e luftës çlirimtare. Ai deklaron se në Kosovë nuk ka më shumë se 20 mijë veteranë që kanë luftuar, ndërsa kritikon procesin e verifikimit të tyre. Për OVL-në formimi i çfarëdo gjykate jashtë juridiksionit të shtetit është i jashtëligjshëm.

Muharrem Xhemajli, kryetar i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, deklaron se verifikimi i pjesëtarëve të kësaj ushtrie është duke ndodhur. Por ai deklaron se ky proces nuk është duke ndodhur sipas dinamikës së paraparë. Sidoqoftë, ai ka thënë se do të kërkojë në emër të organizatës edhe nga ministri i FSK-së, Agim Çeku, i cili është edhe kryetar i komisionit verifikues, që ky proces të përshpejtohet. Xhemajli në intervistë për gazetën Tribuna rithekson qëndrimin e OVL të UÇK-së se ata janë kundër krijimit të çfarëdo Tribunali i cili do të binte ndesh me sistemin juridik të Kosovës.

Tribuna: Z. Xhemajli, Ligji për veteranët e luftës është miratuar në Kuvend. Sa jeni të kënaqur me këtë?
Xhemajli: Në fakt, ligji për veteranët në Kuvend ka kaluar vetëm në leximin e parë dhe po presim që së shpejti të kalojë edhe në leximin e dytë. Me këtë rast, u bëjmë thirrje të gjithë deputetëve që t’i lënë anash interesat politike dhe ta miratojnë këtë ligj të shumëpritur dhe të domosdoshëm për veteranët e luftës së UÇK-së.

Tribuna: Çka do të përfitojnë veteranët e UÇK-së nga ky ligj?
Xhemajli: Për veteranët, është me rëndësi që po bëhet një ligj për herë të parë pas 15 vjetësh të përfundimit të luftës. Me këtë ligj njihet lufta jonë çlirimtare, pastaj janë edhe përfitimet tjera për veteranët luftëtarë të UÇK-së.

Tribuna: Sa do të jetë paga për një veteran?
Xhemajli: Jo më e vogël se paga minimale në vendin tonë, që do të thotë jo më pak se 180 euro.

Tribuna: A do të përfitojnë të gjithë veteranët, qoftë edhe ata që janë në marrëdhënie pune?
Xhemajli: Nga ky ligj do të përfitojnë të gjithë veteranët luftëtarë e këto janë: Dita e veteranit, pensioni personal, shtesa në pensionin e pleqërisë dhe pensioni i trashëgimtarëve, shërbimet shëndetësore falas, përparësia në punësim, lehtësi në udhëtim, e drejta në riaftësim profesional, e drejta e stazhit të dyfishtë, përkujdesja në banim, përparësia e pranimit në institucionet arsimore publike, lirimi nga pagesa administrative në universitetet publike, vendosja në shtëpitë për të moshuarit, shpenzimet e varrimit, medaljet dhe mirënjohjet, lehtësirat për veteranët e UÇK-së (neni 27).

Mobi Casa

Tribuna: Pasi që ende nuk është bërë verifikimi i të gjithë veteranëve, a mund të na thoni deri ku ka shkuar ky proces?
Xhemajli: Procesi i verifikimit është duke vazhduar edhe pse jo me dinamikën siç ne kemi dëshiruar. Megjithatë është duke u bërë verifikimi.

Tribuna: Kur pritet të përfundojë verifikimi i veteranëve?
Xhemajli: Ne do të kërkojmë nga kryetari i komisionit Agim Çeku, që të përshpejtohet verifikimi dhe të fillojë në të gjitha zonat paralelisht dhe të kryhet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Tribuna: Sa veteranë janë aktualisht të regjistruar në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së?
Xhemajli: Në OVL të UÇK-së janë rreth 26 mijë veteranë, ku këtu bëjnë pjesë edhe ata të cilët kanë ndihmuar luftën.

Tribuna: A ka gjasë që ky numër të jetë më i madh pas verifikimit?
Xhemajli: Ne e kemi thënë edhe më parë se numri real i veteranëve luftëtarë, nuk duhet të jetë më shumë se 20 mijë veteranë luftëtarë.

Tribuna: Po dalim edhe te një pyetje tjetër. Çka mendoni për formimin e një Tribunali për ushtarët e UÇK-së?
Xhemajli: Organizata e veteranëve të luftës së UÇK-së, në lidhje me Tribunalin e shumëpërfolur për ushtarët e UÇK-së ka dhënë mendimin e vet. Çdo tribunal apo gjykatë jashtë institucioneve vendore apo jashtë juridiksionit shtetëror është i papranueshëm, denigrues për luftën e UÇK-së dhe shtetin e Kosovës.

Tribuna: A nuk kanë mjaftuar arrestimet e ish-eprorëve të UÇK-së, por tash të formohet edhe gjykatë tjetër ndërkombëtare?
Xhemajli: Në të gjitha arrestimet, burgosjet, akuzat të cilat janë bërë kundër ushtarëve të UÇK-së, i konsiderojmë të pabaza, të montuara për t’i kënaqur interesat e Serbisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.