S’ka marrëveshje për president

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Thotë se në takim me Thaçin dhe Mustafën nuk kanë folur për pozita, madje e mohon t’i jetë kërkuar dorëzimi i mandatit, kur u formua koalicioni (LDK-PDK). Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e pranon se ka kërkuar vetëm të zhbllokohet situata, por nuk komenton shumë nëse do të jetë apo jo Thaçi president në vitin 2016.

Fundamenti

“Marrëveshja, që është arritur në zyrën time, ka qenë marrëveshje në parim dhe nuk është diskutuar për asnjë çast çështja e pozitave, e emrave. Mandati i presidentit është pesëvjeçar dhe mandati im është deri në prill të vitit 2016”, ka thënë në intervistën për “Zërin”, presidentja Jahjaga.