Mobi Casa

S’ka licenca për mësimdhënësit e dalë nga programe…

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) do t’i licencojë vetëm ata mësimdhënës që para vitit 2011 i kanë kryer studimet në programe të bartësve privatë të arsimit të lartë, në programe që kanë qenë të licencuara për mësimdhënie nga ministria, shkruan sot Koha Ditore.

Të tjerët që studimet i kanë përfunduar në programe që nuk kanë qenë të licencuara si programe të mësimdhënies, por të fushave të tjera, nuk do të kenë mundësinë të punojnë në sistemin e arsimit publik të Kosovës.

FIDANISHTJA

MAShT-i gjatë nëntorit të këtij viti pritet ta nxjerrë një udhëzim administrativ, me anë të të cilit pritet të licencohen mësimdhënësit që kanë përfunduar studimet në programe që kanë qenë të licencuara, përcjell koha.net.

Ofrimi i programeve për mësimdhënie në bartësit privatë të arsimit të lartë është i ndaluar me Ligjin për arsimin e lartë të miratuar në vitin 2011. Me këtë ligj është e përcaktuar që vetëm bartësit publikë të arsimit të lartë mund të kualifikojnë mësimdhënës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.