Hidromorava

S’ka kthim mbrapa

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zgjedhja e Hashim Thaçit, president i Kosovës nuk e ka zmbrapsur opozitën e bashkuar. Ajo deklaron se kjo padrejtësi është motiv shtesë për ta dërguar një orë e më parë Qeverinë “Mustafa” në shtëpi. Edhe analistët thonë se opozita ka shkuar aq larg sa që s’ka kthim mbrapa.

Opozita e bashkuar ka humbur një betejë në momentin kur Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur për president të ri të vendit, Hashim Thaçin, mirëpo kjo nuk nënkupton edhe humbjen e “luftës”. Kështu kanë deklaruar përfaqësuesit e opozitës, të cilët thonë se nuk e kanë ndërmend ta ngrenë lart “flamurin e bardhë”, deri në rrëzimin e Qeverisë “Mustafa”, për të cilën paralajmëruan edhe vazhdimin e protestave.

Mobi Casa

Por, derisa opozita nuk e bën të ditur datën e protestave, presidenti i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili pritet të marrë mandatin më 7 prill, ka premtuar edhe dje se do të jetë president i të gjithëve pa dallime partiake. Madje ai ka thënë se do të jetë president edhe i opozitës.

Ndërkohë edhe analistët kosovarë nuk parashohin ndonjë ndalje të opozitës. Madje thonë se çdo lloj ndalese e tyre do të ishte humbje për ta. Ndërkohë që shtojnë se në zgjedhjet e parakohshme, që, sipas tyre, do të mbahen brenda 12 muajve, LDK-ja do të ndëshkohet nga elektorati i saj dhe do të jetë një shans i ri për opozitën./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.