Fundamenti

S’ka kredi për bizneset e reja

/ 2 minuta lexim
HW

Një pronar i një biznesi të sapohapur nuk mund të marrë kredi në bankat komerciale në vend pa pasur së paku 6 muaj ekzistencë. Përveç kësaj, bizneset në vend po ankohen e po kanë vështirësi të gjejnë staf të kualifikuar, por edhe treg për produktet që ata prodhojnë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Bizneset e vogla dhe të mesme në vendin tonë po vazhdojnë të ballafaqohen me problemin e qasjes në financa, por edhe me sigurimin e stafit të kualifikuar.

Sipas Olivera Cenit, nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), nga 100 ndërmarrje sa i kanë anketuar, kanë gjetur se 43 për qind e ndërmarrjeve të mesme kanë vështirësi në gjetjen e stafit të kualifikuar.

Eco Higjiena

Nga ky numër, 44 për qind e ndërmarrjeve të vogla potencojnë se kostoja e prodhimit paraqet sfidën e tyre më të madhe derisa 33 për qind e mikrondërmarrjeve thonë se kanë problem me gjetjen e konsumatorëve.

Më tutje Ceni nga OEK-u thotë se në vazhdimësi nga bizneset është potencuar qasja e vështirë në financa.

“Ne kemi anketuar 7 banka komerciale në Kosovë dhe 6 institucione mikrofinanciare për të krahasuar kërkesën e ofertën në treg dhe kemi gjetur se edhe më tej kusht i bankave është që së paku këto biznese të vogla dhe të mesme të jenë ekzistuese më shumë se gjashtë muaj, në mënyrë që të japin pastaj kredi. Është e vërtetë që Qeveria ka ndërmarrë disa hapa për mbështetjen e sektorit të bizneseve, por nuk ka ndërmarrë asnjë hap te sektori bankar në mënyrë që t’ua lehtësojë marrjen e kredive apo t’ua mundësojë që ky kriter të hiqet nga bankat për marrjen e kredive”, ka thënë ajo për gazetën “Zëri”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.