RCCOLA

S’ka kontratë për privatizimin e PTK-së

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Privatizimi i Postë-Telekomit të Kosovës (PTK) po shkon drejt dështimit. Kompania “Axos”, e cila është shpallur fituese për privatizimin e 75% të aksioneve të PTK-së, nuk ka dalë në fjalë për nënshkrimin e kontratës për privatizimin e PTK-së as pas shtyrjes së afatit trejavor.

“Axos” dhe Qeveria e Kosovës do të ishte dashur që të hënën e ardhshme të nënshkruante këtë kontratë. Burime të gazetës bëjnë të ditur se Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së të premten nuk ka mundur të marrë asnjë vendim në lidhje me privatizimin e PTK-së.

Fundamenti

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se Komisioni Qeveritar gjatë mbledhjes nuk ka mundur të marrë ndonjë vendim për shtyrjen e serishme të afatit apo për nënshkrimin e menjëhershme të kontratës për privatizimin e PTK-së (Tribuna).